MAGAZINË /

E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistes së Dinamos i kërkohet të bëjë testin e gjinisë

Në Federatën e Volejbollit Shqiptar kanë mbërritur disa ankesa ku kërkohet që të bëhet një verifikim ndaj gjinisë së 32 vjeçares braziliane.

Shkruar nga Versus

E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistes së Dinamos i

Një ngjarje e pazakontë për sportin shqiptar është shënuar së fundmi në Federatën Shqiptare të Volejbollit.

Mësohet se volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive pas disa ankesave të mbërritura.

Nga ekipe rivale ka patur ankesa dhe për pasojë, Federata i ka kërkuar klubit të Dinamos që të kryejë një test gjinie për volejbollisten 32 vjeçare.

Kjo e fundit, nuk e ka pritur mirë vendimin, por është shprehur e gatshme t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të sqaruar çdo dyshim rreth saj. Do të kërkohen teste të thelluara mjekësore për të parë nëse mund të ketë patur më herët ndonjë ndryshim gjinie. Versus.al

Poll