Janë numëruar rreth 90% të votave nga raudni i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO–DPMNE ka dalë fituese në shumicën e komunave.
Në anën tjetër, LSDM, ka arritur të fitojë vetëm në 4 komuna, koalicioni VLEN, që përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka arritur gjithashtu të sigurojë 4 komuna, duke ruajtur ndikimin e vet politik në zonat me shumicë shqiptare.
Ndërkaq, AKI, Unioni i Romëve dhe ZNAM kanë fituar secili nga një komunë, ndërsa Mendi Qyra, ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme në komunën ku garoi.
Mendi Qyra (kandidat i pavarur): 1 komunë
VMRO – DPMNE: 20 komuna
LSDM: 4 komuna
VLEN: 4 komuna
AKI: 1 komunë
Unioni i Romëve: 1 komunë
