Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka raportuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë se ka humbur kontaktet me të.
Megjithatë, pas verifikimeve, familja ka mësuar se nuk ekziston asnjë procedurë ndalimi apo arrestimi për këtë emër. Në këto kushte, është bërë menjëherë denoncimi për zhdukjen.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po heton dy pista kryesore: një pengmarrje ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes. Burime pranë grupit hetimor për redaksinë e Zëri. al thonë se për momentin nuk mund të japin detaje të tjera.
Kujtojmë se Daniel Shima është marrë më herët në pyetje nga SPAK për hetimet mbi tenderat e zhvilluar gjatë periudhës së drejtimit të tij në AKSHI.
/Versus.al







