
Tyla vs Tyla. Vetëm kështu mund të komentohet veshja e artistes 22 vjeccare e cila ka sfiduar vetveten pas paraqitjes me fustanin ikonik me rërë në Met Gala këtë maj, ishte vetë artistja që me pamjen e saj në “BET Awards 2024” iu afrua shumë!
Artistja 22 vjeçare Tyla kishte zgjedhur diamantët për veshjen e saj në BET Awards 2024 më 30 qershor, në shfaqjen e çmimeve në Los Angeles.

Fustani dhe bizhuteritë me gurë të çmuar kishin vlerën 230.000 dollarë nga Jared Atelier.
Bizhuteritë e saj ishin gjithsej 70 karat, një palë vathë në formë dardhe, dy unaza dhe dy byzylykë tenisi. Vlera e byzylykut të saj me diamant Jared Atelier X Shy, me gurë smeraldi ishte 115.000 dollarë.

Ajo i kombinoi aksesorët mahnitës me një fustan të zi me një prerje që e bënte të dukej edhe më sensuale. Tyla , 22 vjeç, e cila fitoi famë ndërkombëtare pas publikimit të këngës së saj hit “Water” në korrik 2023, fitoi çmimin Best International Act.

