
Ndërsa vitin 2026 shumëkush e ka nisur me festa dhe gëzim, për Selvije Kasapin, bashkëshorten e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, këto ditë janë plot dhimbje dhe trishtim. Zemërthyer nga humbja e papritur e partnerit të saj, Selvija ka ndarë me publikun një moment shumë prekës të dhembjes së saj.
Përmes një Instastory të ndjerë, ajo shkruan:
“Zemra nuk njeh kalendar, unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat”
Fjalët e saj pasqyrojnë një dhimbje të thellë njerëzore, të cilën nuk e zbehin as festat, as fillimi i një viti të ri.

Shpat Kasapi, këngëtari i njohur për hitet që kanë shoqëruar breza, u nda nga jeta mëngjesin e 26 Nëntorit, në Itali, për shkak të një arresti kardiak. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në familje, por edhe tek fansat që e adhuronin për talentin dhe karizmën e tij.

