Live Updates /

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy aksidente: 3 viktima në Tepelenë, 3 të plagosur në Peqin. 20 të lënduar në festime

*Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin rrugor Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë të madhe. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë humbur jetën. Mes viktimave Anxhelo Ruçi, djali i shefit të Komisariatit të Tepelenës. *Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot rreth orës 10:05, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e aksidentit tre persona mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore. *20 të lënduar nga fishekzjarret në ndërrimin e viteve, mes tyre edhe një 13-vjeçare

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin rrugor Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë të madhe. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë humbur jetën. Mes viktimave Anxhelo Ruçi, djali i shefit të Komisariatit të Tepelenës. *Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot rreth orës 10:05, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e aksidentit tre persona mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore. *20 të lënduar nga fishekzjarret në ndërrimin e viteve, mes tyre edhe një 13-vjeçare

6 Postime
1 ORE ME PARE

Dalin fotot / Tre të rinjtë që humben jetën në aksidentin tragjik në Tepelenë, mes viktimave nipi i Gramoz Ruçit

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy
Ne foto: Martin Dulaj, Klejdi Myftari dhe Anxhelo Ruci

Këto janë tre viktimat fatkeqe të aksidentit tragjik rrugor të ndodhur orët e para të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Në këtë aksident të rëndë kanë humbur jetën Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dy të rinj që po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen” me targa AB797VP. Të dy ata kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fuqishme.

Por tragjedia ka prekur më shumë se kaq. Anxhelo Ruçi, një nga viktimat, është nipi i ish- kryeparlamentarit Gramoz Rucit, një nga politikanët më të njohur të vendit. 

Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një tjetër mjet tip Mercedes Benz, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 19 vjeç, e fejuara e tij, e cila është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas burimeve nga spitali, Arsida ka parametra jetësorë të qëndrueshëm, por ndodhet në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën.

1 ORE ME PARE

Aksidenti tragjik në Tepelenë / Mes 3 viktimave dhe instrumentisti i ri Klejdi Myftari, vetëm 24 vjeç

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy

Mes viktimave të aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër është edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç, një i ri i njohur si instrumentist muzikor, i cili u nda tragjikisht nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe trishtim.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër–Tepelenë”, në zonën e njohur si “Bypass”, duke sjellë një bilanc tragjik prej tre viktimash dhe një të plagosure rëndë.

Klejdi Myftari udhëtonte me një automjet tip Volkswagen, së bashku me Anxhelo Ruçin, 27 vjeç. Përplasja rezultoi fatale për të dy të rinjtë, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tip Mercedes Benz, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe. E reja u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 ORE ME PARE

Del foto / Anxhelo Ruçi, djali i shefit të Komisariatit të Tepelenës mes 3 viktimave të aksidentin tragjik

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy

Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e njohur si “Bypass”.

Anxhelo Ruçi është djali i shefit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Rami Ruçi, lajm që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe komunitetin dhe strukturat e policisë lokale.

27-vjeçari udhëtonte me një automjet tip Volkswagen, me targa AB797VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Përplasja rezultoi fatale për të dy, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tjetër tip Mercedes Benz, me targa AB552LV, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe. E reja u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bilanci i këtij aksidenti tragjik është tre viktima dhe një e plagosur rëndë, ndërsa rrethanat e përplasjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, që ka sjellë një tjetër tragjedi në rrugët e vendit.

5 ORE ME PARE

Aksident i rëndë në Peqin–Rrogozhinë: 3 të plagosur pas përplasjes mes dy makinave

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot rreth orës 10:05, në ditën e parë të vitit, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Karinë të Peqinit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete u përplasën fort mes tyre.

Si pasojë e aksidentit, të dy mjetet pësojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa tre persona mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme. Qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident.

7 ORE ME PARE

Tragjedi në ndërrimin e viteve: 3 të rinj humbin jetën në aksident tek Ura e Leklit–Tepelenë (EMRAT)

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin rrugor Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë të madhe. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë humbur jetën, duke e kthyer fillimin e Vitit të Ri në një ngjarje të rëndë për zonën dhe familjarët e viktimave.

Viktimat janë identifikuar si Klejdi Myftari, Anxhelo Ruci dhe Martin Dulaj. Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulancat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit që tronditi zonën në orët e para të Vitit të Ri.

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy

Paralelisht, nata e festimeve është shoqëruar edhe me një numër të lartë incidentesh nga hedhja e fishekzjarrëve. Sipas të dhënave, 20 persona janë lënduar në rang vendi, ndërsa në Tiranë një e mitur ka shpëtuar nga një plumb qorr.

Mësohet se Arsida Demiri, 20 vjeçe, ndodhet e shtruar në repartin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga afër.

Autoritetet vijojnë hetimet dhe apelojnë për kujdes maksimal, duke theksuar se festimet e pakontrolluara dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor vijojnë të sjellin pasoja tragjike.

8 ORE ME PARE

20 të lënduar nga fishekzjarret në ndërrimin e viteve, mes tyre edhe një 13-vjeçare

Shqipëria përgjaket në ditën e parë të 2026. Dy
Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, në rang vendi janë regjistruar 20 shtetas të lënduar, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Mes tyre është edhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah dhe dyshohet se është dëmtuar nga një plumb qorr, në zonën e Vaqarrit.

Sipas të dhënave zyrtare deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, rastet janë shpërndarë si më poshtë: 16 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. Të gjithë të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë qenë dhe vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar qarkullimin rrugor, ambientet ku zhvillohen festime dhe gjithë territorin, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e DVP Tiranë, zhvilloi një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë.

Proda uroi punonjësit e Policisë për Vitin e Ri, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll synon shpëtimin e jetëve.

Gjithashtu, ai kërkoi profesionalizëm, korrektësi, komunikim etik dhe kujdes maksimal, si për qytetarët ashtu edhe për vetë punonjësit e Policisë. Gjatë inspektimit në Sallën e Komandimit, Proda vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture, duke theksuar se çdo telefonatë dhe informacion duhet të trajtohet me seriozitet maksimal, pasi reagimi në kohë dhe koordinimi me patrullat në terren janë vendimtarë për parandalimin e ngjarjeve. /VERSUS

Poll