AKTUALITET /

Dosja AKSHI / Zyrtarja e Policisë kërkon kthimin e 8 celularëve: Seluestrimi i SPAK, antikushtetues!

8 telefona të sekuestruar për dosjen e AKSHI-t, drejtoresha e Policisë kërkesë GJL: Mi ktheni, sekuestro antikushtetuese

Shkruar nga Versus

Dosja AKSHI / Zyrtarja e Policisë kërkon kthimin e 8 celularëve:

Drejtuesja e lartë e Policisë së Shtetit Ervina Gjana, e dyshuar për lidhjet e ngushta me biznesmenin në arrati Ergys Agasi, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ajo pretendon se sekuestrimi i telefonit dhe pajisjeve të saj kompjuterike në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, janë antikushtetuese, kërkesë që iu rrëzua në Shkallën e Parë dhe pjesërisht në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Mbi këtë rekurs pas shortit është caktuar si relator gjyqtari Genti Shala dhe seanca për shqyrtimin e tij në Dhomë Këshillimi pa pranin e palëve por mbi bazë dokumantash do të bëhet me 26 mars në orën 10.

Gjatë aksionit të SPAK, Gjanës iu sekuestrua celulari dhe bashkëshortit të saj i cili sipas hetimeve të SPAK rezulton lidhje e ngushtë shoqërore e biznesmenit në kërkim.

Gjana kërkon kthimin e sendeve pasi pretendon se janë sekuestruar në mënyrë te e paligjshme.

Megjithëse Apeli i GJKKO thotë se ka pranuar pjesërisht ankimin duke ndryshuar vendimin e shkallës së pare mbi sekuestrimin e 8 celularëve dhe një laptopi, duke i kthyer vetëm pajisjet e fëmijëve të drejtoreshës për hetimin e krimeve kibernetike

Poll