
Momente frike dhe paniku janë regjistruar në hyrje të Sarandë, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar rreth 4-5 herë në ajër, duke krijuar alarm dhe tension në zonë. Situata është bërë edhe më e rëndë pasi i njëjti person dyshohet se ka kanosur një shtetas, duke i drejtuar armën në kokë.
Pas incidentit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7, duke marrë drejtimin e zonës së Borsh.
Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se personi i dyshuar mund të jetë ndaluar nga policia, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes që tronditi zonën.

