Edwin Cardona, ish-futbollist i përfaqësueses së Kolumbisë me 45 paraqitje, është rikthyer në vëmendje jo për performancën në fushë, por për një histori familjare të pazakontë që ka ngjallur debat të gjerë.
33-vjeçari aktivizohet aktualisht te Atletico Nacional, klubi më i madh kolumbian dhe vendi ku nisi karrierën, ndërsa më parë ka luajtur edhe për emra të njohur të futbollit të Amerikës së Jugut, si Boca Juniors. Në vitin 2024 ai u rikthye te klubi i tij i origjinës.
Vëmendja mediatike lidhet me faktin se Cardona është vetëm 12 vite më i madh se vajza e tij e madhe, Ana. Ajo ka lindur nga marrëdhënia e tij me Carolinën, në një periudhë kur Cardona ishte 11 vjeç dhe ajo 14. Me kalimin e viteve, çifti u martua dhe krijoi familje.
Përveç Anës, e cila tashmë ka mbushur 21 vjeç, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: María Angel, 14 vjeç, dhe Emiliano, 11 vjeç.
Historia ka rikthyer diskutime në Kolumbi, sidomos për shkak se deri në vitin 2024 mosha ligjore për martesë ishte 14 vjeç, ndërsa vetëm së fundmi është rritur në 18. Rasti i Cardonas është bërë viral në media dhe rrjete sociale, duke sjellë në vëmendje një realitet të rrallë dhe të debatueshëm./Versus.al

