Familja e Mal Retkocerit i është drejtuar zyrtarisht produksionit të Big Brother VIP Albania 5 me një letër publike, duke shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese, denigruese dhe bullizuese të përdorur nga banori Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show-t.
Sipas familjes, sulmet verbale kanë prekur jo vetëm Malin, por edhe familjen e tij, duke shkaktuar trauma personale dhe goditur identitetin e tij.
Ata i cilësojnë këto veprime si dhunë psikologjike, të papranueshme dhe jashtë kontekstit të lojës apo debatit televiziv.
Në letrën e tyre, familjarët i bëjnë thirrje produksionit të marrë përgjegjësitë për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa dhunë brenda shtëpisë dhe kërkojnë përjashtimin e Rogert Sterkajt nga programi.
Letra e plotë:
Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.
Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.
Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.
Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.
Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.
Me respekt, familja e Mal Retkocerit. /Versus.al

