Kosova ka publikuar të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave të zhvilluar gjatë muajit maj të këtij viti. Në total, banorë në vend rezultojnë të jenë 1 milionë e 586 mijë e 659 persona. Prej këtyre, 759.045 janë meshkuj ndërsa 791.614 janë femra.
Mosha mesatare është 34.82, një rritje prej 4.85 vitesh në raport me censin e fundit të popullsisë.
Tre komunat me dendësinë më të madhe të popullsisë, janë Fushë Kosova, Mamusha dhe Prishtina. Numri i banesave është 560 mijë, ndërsa në total janë 353 mijë familje që jetojnë në Kosovë me një numër mesatar 4.5 banorë brenda çdo familje.
Ndërkohë, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit pati bojkotim në masë të madhe dhe zyrtarët thanë se të dhënat përfundimtare mund të publikohen në dhjetor.
Vetëm një muaj ka zgjatur përpunimi dhe mbledhja e të dhënave për censin e popullsisë në Kosovë. Në total ishin 7 formularë, ku përfshihej edhe ai i dëmeve të luftës. Ndërsa në Shqipëri, përpunimi i të dhënave të popullsisë zgjati nga tetori i vitit të kaluar deri në fund të qershorit të 2024-ës. Versus.al


