AKTUALITET /

Vdekja e binjakëve/ Spitali: Foshnjet e porsalindura, kanë ngrirë deri në vdekje

Foshnjat dyshohet se kishin ndërruar jetë për shkak të të ftohtit deri në ngrirje. Bebet kishin lindur në spital më 30 dhjetor, në javën e 34-t të shtatzënisë, me peshë të vogël nën dy kilogramë. Nëna, në përgjegjësinë e saj më 10 janar kishte vendosur që t’i merrte foshnjat në shtëpinë e saj në Sllavej.

Shkruar nga Versus

Vdekja e binjakëve/ Spitali: Foshnjet e porsalindura, kanë ngrirë

Maqedonia e Veriut është tronditur nga vdekja e binjakëve të porsalindur nga fshati Sllavej i Prilepit ku ndërruan jetë dy foshnja, njëri, djalë në shtëpi, ndërsa tjetra, vajzë në spitalin e Prilepit.

Nga Spitali njoftuan se foshnjat dyshohet se kishin ndërruar jetë për shkak të të ftohtit deri në ngrirje. Bebet kishin lindur në spital më 30 dhjetor, në javën e 34-t të shtatzënisë, me peshë të vogël nën dy kilogramë. Nëna, në përgjegjësinë e saj më 10 janar kishte vendosur që t’i merrte foshnjat në shtëpinë e saj në Sllavej.

“Më 16 janar në orën 10:45, në repartin e sëmundjeve të fëmijëve është sjellë një e porsalindur femër në gjendje kritike si pasojë e ngrirjes. Sipas informacioneve në dispozicion, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak. Me pranimin e të porsalindurës femër, është ndërmarrë menjëherë ndërhyrje intensive mjekësore. U krye rianimacion, i porsalinduri u intubua, u vendos në një batanije të ngrohtë dhe u aplikuan masa shtesë ngrohëse. Me gjithë përpjekjet e bëra nga personeli mjekësor, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet. Në orën 13:00 fatkeqësisht është konstatuar vdekja e të porsalindurës femër. Ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar kujdes sa më të mirë për të gjithë pacientët”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Gjerë në Prilep.

Një ekip nga Qendra për Punë Sociale e Prilepit dje, por edhe sot, ka bërë mbikëqyrje në shtëpinë e familjes në Sllavej e cila ka edhe tre fëmijë të mitur, të moshës prej 4,5 prej 3 dhe prej 1,5 vjet.

Pedagogia Gordana Veljanovska thotë se kushtet për jetë janë modeste, higjiena nuk është në nivelin e kënaqshëm, por familja nuk është në rrezik social. Do të ketë takime këshillimore me prindërit.

“Nuk bëhet fjalë për kushte jashtëzakonisht të këqija, çnjerëzore siç u prezantuan dje në opinion. Kushtet e banimit janë relativisht të mira, ka hapësira banimi, e vetmja gjë që mungon është higjiena në shtëpi, e cila nuk është në nivelin e kënaqshëm. Gjatë vizitës sonë, shtëpia ishte e ngrohtë, kishte ushqim për fëmijët, ata ishin të veshur siç duhet dhe gjyshi i tyre kujdesej për ta. Shtëpia është kontrolluar edhe sot. Kushtet higjienike u përmirësuan. Prindërit janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Do të kemi takime këshillimore. Kjo familje është shfrytëzuese e të drejtës për ndihmë për fëmijën e tretë dhe shtesa për fëmijë. Babai bën punë krahu. Në periudhën e ardhshme Qendra do të ndërmarrë punë këshilluese profesionale me prindërit me qëllim rritjen e kapaciteteve prindërore. Pas marrjes së vendimeve për mbikëqyrjen e të drejtave prindërore, do të renditen detyrat specifike që prindërit duhet t’i përmbushin dhe ne do ta monitorojmë atë”, deklaroi Veljanoska.

Vdekja e binjakëve/ Spitali: Foshnjet e porsalindura, kanë ngrirë

Nga Qendra për Punë Sociale thonë se masat do të varen nga rezultatet e autopsisë për arsyen e vdekjes së foshnjave.

Gjatë vizitës në fshatin Sllavej fqinjët shprehin keqardhje për humbjen dhe tragjedinë, duke konfirmuar se familja jeton në varfëri, ndërsa u kishin ndihmuar aq sa kishin mundur. Gjyshi i fëmijëve, Peco Risteski sot kujdesej për tre nipërit nga djali dhe nusja.

“Ja ndodhi. Kishin diçka, bronkit. Unë i ruaj fëmijët. Këtu është ngrohtë, kujdesem për ata dhe gënjejnë të gjithë ata që thonë se nuk kanë kushte për jetë”, tha Risteski.

Për arsyet e vdekjes së foshnjave do të priten rezultatet e autopsisë të cilën e urdhëroi prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Prilepit. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: