AKTUALITET /

Aksident i rëndë në aksin Fushë Arrëz-Kryezi, humb jetën turisti sllovak

Turisti sllovak udhëtonte me motor së bashku me një grua rreth të 50-ave, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Pukës me plagë të ndryshme në trup.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në aksin Fushë Arrëz-Kryezi, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz-Kryezi, ku ka humbur jetën 63-vjeçari sllovak Svatos Zdenek, nga Bratislava.

Ai udhëtonte me motor së bashku me një grua rreth të 50-ave, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Pukës me plagë të ndryshme në trup.

Nga përplasja me një mjet fuoristradë nuk ka pasur të lënduar në këtë të fundit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit./Versus.al

Poll