Duket se Fero nuk ka ndërmend të ndalet! Pasi ndau një foto të ish-partneres së tij, Arbenita Islamaj, në Dubai me një djalë, ai përsëri ka reaguar. Ky reagim i fundit i tij erdhi pas përshkrimeve nga Arbenita, e cila e quajti atë "të çmendur" dhe "psikopat", duke sqaruar se i riu në foto me të ishte një agjent në fushën e pasurive të patundshme, me të cilin kishte biseduar për blerjen e apartamenteve.
Nuk ka zgjatur shumë dhe Fero postoi një video, në të cilën thekson se çdo veprim që bën është për vajzën e tij dhe se qëllimi kryesor është të ketë mundësi ta takojë atë.
“Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj shko, rri, ulu, pi, bëj ç’të duash. A bën a s’bën është jeta jote as më intereson. Ama ti të lësh burrin e huaj, atë plakun e flliqur, atë plakun e zi aty të ma kapë vajzën dhe të ma marrë në krahë nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde”, tha ai.
Po Fero nuk është ndalur me kaq, ai ka ndarë një tjetër foto të ish-partneres së tij, ku ajo shfaqet duke kërcyer me një tjetër person në një lokal nate.Sipër imazhit, ai ka bërë një koment ironik duke e quajtur atë “agjenti nr. 2 i pasurive të patundshme”. /Versus.al








