Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 5 tetor.
Sipas njoftimit të policisë zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës në zyrën e një ndihmës/specialistit. Po sipas uniformave blu nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyjnë dhe kanë shuar flakët.
Shijak /Informacion paraprak
Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit./Versus.al

