POLITIKË /

Vjen largimi i parë nga grupi i Bashës, deputetja: Do jem pjesë e PD-së!

Pas dhënies së vulës dhe logos të Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit Sali Berisha ndodh dhe largimi iparë nga grupimi i Bashës.

Shkruar nga Versus
Vjen largimi i parë nga grupi i Bashës, deputetja: Do jem pjesë e
Eralda Bano

Pas dhënies së vulës dhe logos të Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit Sali Berishës ndodh dhe largimi i parë nga grupimi i Lulzim Bashës.

Deputetja Eralda Bano pjesë e grupimit të deputetëve të Bashës me anë të një statusi në Facebook shkruan se vendimi i saj politik është i thjeshtë duke shtuar se është pjesë e Partisë Demokratike dhe do të mbetet deputete e saj duke nënkuptuar, se ajo tashmë do t’i rreshtohet PD-së zyrtare me vulë dhe që drejtohet nga Sali Berisha.

Statusi i plotë i Eralda Banos: 

Të dashur qytetarë,

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Ndërkohë, pak orë më parë edhe deputeti i djathë Kreshnik Çollaku ka konfirmuar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale se "Jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike" 

Poll