MAGAZINË /

Leonora Jakupi: Herë pas here vesh jelekun antiplumbi, bota është e egër

Këngëtarja Leonora Jakupi rrëfen në intervistën për “Weekend” se herë pas here vesh jelekun antiplumb për sigurinë e saj dhe tregon si ruan privatësinë, ndërsa ndan eksperiencën e saj të re si opinioniste në Big Brother VIP Albania.

Shkruar nga Versus

Leonora Jakupi: Herë pas here vesh jelekun antiplumbi, bota është

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka treguar në një intervistë për emisionin “Weekend” se herë pas here vesh jelekun antiplumb për të mbrojtur vetën nga rreziqet e mundshme.

Ajo shtoi se kjo sjellje i ka mbetur që nga fëmijëria, duke theksuar: “Bota është e egër, botë që nuk ta fal minutën. Me ka mbet nga fëmijëria ime, me qenë protektikve, edhe ndaj vetes time.”

Leonora foli gjithashtu për mënyrën se si mbron privatësinë dhe marrëdhëniet e saj, duke thënë: “Zgjedh mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngushtë.”

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e angazhuar edhe me projekte të tjera, përveç angazhimit të saj si opinioniste në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku përkrah Olta Gixhari ka marrë një rol të ri dhe me përgjegjësi të madhe për herë të parë.

'Me raste vesh jelekun antiplumbi. Është botë shumë e egër. Botë që nuk ta fal minutin. Ndoshta më është bërë jo domosdoshmëri por më ka mbetur nga fëmijëria ime. Gjthmonë me qenë shumë protektive dhe ndaj vetes time. Ndaj gjithçka që më rrethon ndaj situatave të caktuara, njerëzve që kam afër, zgjedh të mos kem shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj vetëm me rrethin tim të ngushtë.' u shpreh këngëtarja. 

 

Poll