
Ish-banorja e BBVIP Kosova, Alba Pollozhani është rikthyer sërish në vëmendjen e ndjekësve pas një deklarate që ngjalli shumë reagime në rrjet. Gjatë një bisede në lidhje ‘live’ me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet për mungesën e mbulesës, gjë për të cilën kishte shprehur dëshirën teksa ishte brenda shtëpisë së BBVIP.
Ajo u përgjigj se në vazhdim do të takohet me një hoxhë për ta pyetur rreth sugjerimeve të tij për mbulesën.
“Javës që vjen do kem një takim me një hoxhë shumë të njohur i cili do më japë sugjerimet e nevojshme për mbulesën.”- tha ajo.
Ndërsa nuk pranoi të komentonte mbi raportet e saj personale me ish-banorin tjetër Lim Hotin, ajo la të kuptohej se nuk dëshiron që të përfshihet më në diskutime për jetën e saj private. Versus.al

