Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011, kur katër protestues u vranë në bulevard. *Pas daljes nga ambjentet e SPAK Berisha mohoi t’i ketë dhënë urdhër Gardës për të qëlluar me plumba të vërtetë drejt protestuesve. * Ai e cilësoi si të falsifikuar audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK, ku dëgjohet supozimi i urdhrit të Gardës.
Berisha: Audio e 21 janarit është falsifikuar, është zero
Sali Berisha u pyet nga Prokuroria e Posaçme kudnwr Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) 2 orë ditën e sotmë në lidhje me ngjarje e 21 janarit.
Pas daljes nga SPAK, Berisha i pyetur nga gazetarët në lidhje me audiopërgjigjimin e 21 janarit, ku dëgjohet urdhri i Gardës, kreu i PD-së deklaroi se është i falsifikuar.
Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar?
Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.
Gazetarja: Ka një audio
Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjerë të presidentë të SHBA, të Barack Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës./Versus.al
Pse Ndrea Pendi doli me sy të nxirë një ditë pas 21 janarit? Berisha: Çfarë ka ndodhur...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e 21 janarit.
Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.
Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?
Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore./Versus.al
U pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin, Berisha: Ishte një proces normal! U qëllua nga vendrojet e Gardës!

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur për herë të parë me SPAK në lidhje me krimin shtetëror të 21 Janarit.
Pas dy shmangieve nga fletëthirrjet, Berisha u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurori Alfred Shehu, në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen e katër protestuesve në bulevard në vitin 2011, kur Edi Rama, atëherë kreu i opozitës, protestonte para zyrës së tij si kryeministër.
Kreu i Partisë Demokratike tha para gazetarëve se ishte një proces normal.Më tej ai u shpreh se nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë siç pretendohet por nga rojet e Gardës pasi ishin ndjerë në rrezik nga protestuesit.
Berisha: Ishte një proces normal. Nëse ata që ishin aty zhvilluan procedurat në përputhje me rregullat, nuk thuhet për “Dumanin” që po pinte kafe me Kreshnik Farukun. I shkoi edhe në Manëz dhe nuk thotë gjë. Ai do heshtë, ndërsa unë jo. Thirrja e një personi për të dëshmuar është procedurë normale, por nuk është procedurë publike. Të të thërrasin, të të pyesin dhe të largohesh është normale, ndërsa Dumani dha njoftimin mediave para se të ma dërgonte mua. Një akt i shëmtuar, duke e kthyer në propagandë një institucion.
Nuk është qëlluar nga brenda, kanë qëlluar rojet e Gardës. Garda ka një ligj, i cili autorizon rojen të qëllojë sa herë dikush e kërcënon: të qëllojë në ajër dhe në këmbë kur situata përsëritet. Ky ligj është votuar nga Parlamenti nga Partia Socialiste. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.
A jeni takuar me Bashën në kohën kur ndodhi ngjarja?
Berisha: Po, ka kërkuar nga unë sepse ishin thyer xhamat, ngjitur me tavolinën të largohem nga zyra. Kanë ardhur të më evakuojnë. I thashë që isha në detyrë. Kam qëndruar në zyrë./Versus.al
