Live Updates /

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të lënduar nga molotovët, në spital dhe deputeti i PD! Berisha: 20 shkurti, dita e fitores

*Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e tretë kombëtare e PD ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas fjalës së mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha, u hodhën molotovë e fishekzjarrë drejt godinës së qeverisë duke lënduar edhe disa efektivë. *Policia përdori ujë me piper për të shpërndarë protestuesit të cilët u zhvendosën para Kuvendit ku pas tentativave për të hyrë, policia lëshoi gaz lotsjellës kundrejt tyre. *Gjatë përleshjeve, pati edhe përplasje të policisë me deputetin e PD Bledion Nallbati i cili u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Menjëherë pas shpërndarjes së protestuesve nisën edhe arrestimet e tyre nga ana e policisë. *Ndërsa ministrja Albana Koçiu akuzoi Berishën se është organizatori i protestave të dhunshme, ndërsa tha se 16 efektivë kishin mbetur të lënduar gjatë përplasjes në protestë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e tretë kombëtare e PD ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas fjalës së mbajtur nga kryedemokrati Sali Berisha, u hodhën molotovë e fishekzjarrë drejt godinës së qeverisë duke lënduar edhe disa efektivë. *Policia përdori ujë me piper për të shpërndarë protestuesit të cilët u zhvendosën para Kuvendit ku pas tentativave për të hyrë, policia lëshoi gaz lotsjellës kundrejt tyre. *Gjatë përleshjeve, pati edhe përplasje të policisë me deputetin e PD Bledion Nallbati i cili u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Menjëherë pas shpërndarjes së protestuesve nisën edhe arrestimet e tyre nga ana e policisë. *Ndërsa ministrja Albana Koçiu akuzoi Berishën se është organizatori i protestave të dhunshme, ndërsa tha se 16 efektivë kishin mbetur të lënduar gjatë përplasjes në protestë.

15 Postime
6 MINUTA ME PARE

16 efektivë të lënduar, policia: Po punojmë për identifikimin e protestuesve të dhunshëm

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mbi protestën e zhvilluar mbrëmjen e sotme para qeverisë e Kuvendit ku pati hedhje molotovësh e fishekzjarresh nga ana e protestuesve.

Në njoftim bëhet me dije se 16 efektivë kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa vijojnë veprimet për të identifikuar personat që kanë hedhur molotovë drejt forcave të rendit. Deri tani janë shoqëruar 13 persona në komisariat. 

Reagimi i plotë:

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Si pasojë e sulmeve drejt Policisë  u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.

Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun. Versus.al

41 MINUTA ME PARE

“Oh Zoti im”, gazetari i huaj në vështirësi nga gazi lotsjellës, policia i jep ujë në lokal

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Policia e shtetit hodhi në masë gaz lotsjellës ndaj protestuesve edhe në momentin kur po mblidheshin për të dëgjuar deklaratën e deputetëve para Kuvendit. Për pasojë shumë gazetarë hasën vështirësi në frymëmarrje, përfshirë edhe gazetarët e huaj që ndodheshin në Tiranë për të raportuar mbi protestën.

Në këto pamje shihet momenti kur policia i vjen në ndihmë personit kur kuptojnë se ishte gazetar i huaj dhe e afrojnë pranë një lokali për t’i dhënë ujë. Pasi përmirësohet ai u kërkon efektivëve që të largohen dhe ta linin të qetë. Versus.al

 

1 ORE ME PARE

Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Berisha njofton protestën e radhës: Dita e fitores

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës të Partisë Demokratike më datë 20 shkurt në përvjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Kryedemokrati doli në selinë e PD pas shpërndarjes së protestuesve ku dënoi dhunën e përdorur nga policia.

“Kjo vendosmëri e jona nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama, goditën sot deputetët e opozitës që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën. Më datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores”- tha Berisha. Versus.al

1 ORE ME PARE

Nis arrestimi i protestuesve, qytetarët merren zvarrë nga policia dhe futen në furgon

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Pas përfundimit të protestës, ka nisur arrestimi i disa prej protestuesve nga ana e policisë.

Versus.al ka siguruar momentet kur policia merr zvarrë disa prej personave të pranishëm në protestë. Pavarësisht rezistencës së tyre, një grup efektivësh bëhen bashkë për t’i futur në furgon dhe më pas për t’i transportuar në komisariat.



Më herët ministria e Brendshme reagoi duke thënë se dhuna ndaj policëve është e pajustifikueshme. Versus.al

1 ORE ME PARE

Përplasja mes protestuesve dhe efektivëve, reagon Koçiu: Dhuna ndaj policisë, e pasjustifikueshme

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar për protestën e mbrëmjes së sotme të Partisë Demokratike duke thënë se e drejta për të protestuar, u dhunua nga një grup protestuesish që sulmoi policinë.

Ajo shkroi se asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e dhunës në protestë.

“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.  Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.  Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve”- shkruan Koçiu. Versus.al

1 ORE ME PARE

Deputetët e PD po mbanin deklaratë, policia ju hedh ujë dhe gaz lotsjellës

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Një moment i pazakontë u shënua gjatë protestës së PD teksa protestuesit ishin zhvendosur para Kuvendit.

Ndërkohë që disa deputetë të PD ishin vendosur para Kuvendit për të dhënë një deklaratë për mediat, policia ndërhyri duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë deputetët dhe turmën e protestuesve që ndodheshin aty. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasje tek Kuvendi, breshëri molotovësh e fishekzjarresh drejt efektivëve! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Përplasja mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur tek Kuvendi ku pas një qetësie të momentit, papritur ka shpërthyer dhuna.

Breshëri fishekzjarresh dhe molotovësh janë hedhur në drejtim të policisë duke shkaktuar lëndimin e disa personave.

Protestuesit po tentonin të hynin në Kuvend, por u shpërndanë pasi kundër tyre u përdor ujë me piper dhe gaz lotsjellës. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

“Nuk rrëzohet Rama me shëtitje”, Lapaj ironizon PD: Duhet protestë masive pa ndalim

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj u rikthye para kryeministrisë pas largimit të protestuesve të PD. Duke bërë thirrje që protesta të jetë masive dhe pa ndalim, Lapaj ironizoi edhe drejtuesit e PD duke thënë se nuk rrëzohet Rama me shëtitje apo tubim që zgjat dy orë.

Ai tha se kushti kryesor i bashkëpunimit me forcat e tjera opozitare është që ato të jenë të pranishme në shesh në protestë pa ndalim.

“Edi Rama na vjedh çdo minutë kështu që protesta duhet të jetë pa ndalim. Nuk rrëzohet Edi Rama me shëtitje, rrëzohet me protest masive këtu, as me 10 molotova, duhet qëndresë. Do qëndrojmë këtu derisa të kemi mundësi fizike, pastaj njerëzit e dinë vetë. kjo është betejë që nuk duhet të ndalet asnjë çast, nuk mjafton të vijmë 2 orë e të ikim. Kjo ndodh vetëm me qëndresë. Zoti Hasimja dhe një grup intelektualësh kanë kërkuar të bashkojnë opozitën, ne kemi kërkuar të qëndrohet në shesh 24 orë pa ndalim sepse nëse e keni seriozisht rrëzimin e kësaj qeverie duhet të jemi këtu pa ndalim derisa ata të detyrohen të mos qeverisin më”- tha Lapaj. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasje me policinë, protestuesit dhe deputetët e PD zhvendosen drejt Kuvendit

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Në të njëjtën metodë si ajo e protestës së kaluar, protestuesit e Partisë Demokratike janë zhvendosur drejt Kuvendit së bashku me deputetët.

Pasi tërhoqën barrierat metalike të vendosura para kryeministrisë, protestuesit u tërhoqën dhe u drejtuan për tek Kuvendi ashtu si herën e kaluar.

Para Kuvendit janë rreshtuar qindra forca policie. Versus.al

3 ORE ME PARE

Përsëritet skenari, Berisha tund flamurin, kryeministria sulmohet me motolovë e fishekzjarrë

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të
Sali Berisha

Ashtu si në protestat e tjera kombëtare, i njëjti skenar me molotovë e fishekzjarre është përsëritur sapo Sali Berisha mbylli fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë godinës së kryeministrisë.

Teksa kryedemokrati tund flamurin kuqezi, një breshëri me fishekzjarre e molotovë hidhet kundrejt godinës së policisë ku edhe ishin rreshtuar qindra forca policie. 



Menjëherë, policia ka bërë thirrje për qetësim të situatës për të shmangur incidentet. Ndërsa është përdorur edhe uji me presion për të shpërndarë protestuesit. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Ta shpallim armikun më të rrezikshëm”, Berisha: Rama deklaroi se i ka shpallur luftë drejtësisë

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Sali Berisha tha se shqiptarët duhet ta shpallin kryeministrin Edi Rama ‘armikun kryesor’ të vendit sepse sipas tij, ai i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha gjatë 13 viteve qeverisje duke e lënë mbrapa në shumë sektorë ndërsa shtetet e tjera kanë përparuar.

“Edi Rama deklaroi se i ka shpallur luftë drejtësisë. Ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit nuk do përfillë vendimin e GJK. Nëse duam ta cojmë në fund këtë betejë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çdo shifër e këtyre 13 viteve flet për rrënim të Shqipërisë me përgjegjës kryesor Edvin Ramën”- deklaroi Berisha duke iu drejtuar edhe policëve të cilëve iu tha se sa rroga vjetore që marrin 6 prej tyre, Rama i shpenzon për një shishe verë. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“Prej 13 vitesh gërryhet ekzistenca jonë”, Berisha: BE paralajmëroi sot për zhbërje të procesit të anëtarësimit

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Kreu i PD, Sali Berisha e nisi fjalën e tij në protestë me shprehjen “ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë” duke bërë një analogji mes diktatorit Enver Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, prej 13 vitesh, vendi ndodhet në një vështirësi të madhe dhe po përballet me pasoja katastrofike si pasojë e keqqeverisjes. Ai madje shtoi se BE sot ka paralajmëruar se për shkak të aferave korruptive, mund të ketë zhbërje të procesit të integrimit të vendit.

“Nuk duhet të harrojmë se Enver Hoxha na qeverisi për 45 vite pavarësisht krimeve monstruoze ndaj shqiptarëve. Nëse shekullin e kaluar, Shqipëria u mbajt peng për 45 vite, këtë shekull në një kohë më shpejtësi tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja më katastrofike. Prej 13 viteve të fundit që gërryejnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli BE, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur ndaj shqiptarëve nga Ramaduro dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë, për zhbërjen nga e para të rrugëtimit tonë 32 vjeçar plot sakrifica e ëndrra drejt BE. Miq e kemi quajtur rilindjen qeveri të paligjshme sepse e tillë është”- tha Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

"1.6 milionë shqiptarë të larguar", Alimehmeti: Rama shpopulloi vendin, vjedhjet e tij lanë shkollat pa nxënës

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Ilir Alimehmeti, njëri prej kandidatëve më të votuar të PD në Tiranë ishte i pranishëm në protestën e sotme kombëtare të thirrur para kryeministrisë ku kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës.

Alimehmeti akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor për shpopullimin e vendit dhe degradimin e institucioneve. Sipas tij, vjedhjet e qeverisë nuk janë thjesht numra, por ndikojnë konkretisht duke lënë shkollat pa nxënës, spitalet pa mjekë e ilaçe si dhe ekonominë pa të ardhme.

“Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një ndër 5 shqiptarë në Shqipëri sot mendon të largohet. E gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim të pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë nuk janë thjesht abuzime në numra, por që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa mjekë e ilaçe, pronarë pa prona, ekonomi pa të ardhme. Për të gjitha këto ka një emër, një përgjegjës dhe ky është Edi Rama. Një orë e më parë duhet t’I themi këtij njeriu që kishte pushtet absolut për 13 vite që nuk ka kush i ha dardha pas shpine kur ke të gjithë pushtetin në duar”- u shpreh Alimehmeti ndër të tjera duke u bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë për të rikthyer vlerat në shoqërinë shqiptare. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

"Një shoqëri e tërë në labirint", Gjekmarkaj: Rama ka marrë peng parlamentin

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj mbajti fjalën e tij para protestuesve të PD të mbledhur para kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj akuzoi Ramën për ngritjen e një sistemi që tjetërson individin dhe nuk lejon mendimin personal. Ai tha se Shqipëria është kthyer në parti shtet dhe se Rama po e përdor pushtetin edhe për të asgjësuar drejtësinë.

“Kupa është mbushur. Me pushtet për të ruajtur veten është gati të asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, të marrë peng parlamentin dhe të grisë kushtetutën. Dje Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit për të mbrojtur veten dhe labirintin në të cilin po humb shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos ndjesh, të mos mendosh, të jesh i nëpërkëmbur. Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë”- tha Gjekmarkaj mes të tjerash. Versus.al

4 ORE ME PARE

Nis protesta e PD, Berisha u bashkohet mijëra protestuesve të mbledhur para kryeministrisë

3 orë protestë para qeverisë e Kuvendit, 16 efektivë të

Ka nisur protesta e tretë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike me synim kryesor rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Berisha së bashku me deputetët e tjerë të PD, dolën nga selia blu dhe u bashkuan me mijëra protestues të mbledhur para godinës së kryeministrisë.

Për protestën janë në gatishmëri 1300 efektivë policie të cilët janë vendosur para godinës së kryeministrisë. Versus.al

 

Poll