Live Updates /

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj kuq e zi drejt Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në ditën e 32-të të revoltës së tyre kundër qeverisë. Me pankarta në duar e flamuj kuq e zi, mijëra qytetarë i janë bashkuar tubimit duke marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Disa prej tyre kanë marrë dhe fëmijët në protestë, të cilët shihen të veshur me kostumet popullore, jelekun kuq e zi dhe qeleshen. Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
29 MINUTA ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj

Ka përfunduar protesta e 32-të qytetare kundër qeverisë, ku shumë qytetarë mbajtën fjalimet në sheshin para Kryeministrisë, duke renditur arsyet pse duhet të largohet kjo qeveri.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, si dhe me flamuj e simbole kombëtare, protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike aktuale.Versus.al

1 ORE ME PARE

Sërish protestë tek Kuvendi të enjten në orën 10:00, protestuesit: Do të ndalojmë deputetët të futen në seancë

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj

Nesër (e enjte), në orën 10:00 protesta do të zhvendoset tek Kuvendi, para nisjes së seancës plenare të radhës.

Mbrëmjen e sotme, një nga protestuesit njoftoi se aksioni ka për qëllim të ndalojë deputetët të hyjnë në parlament pasi ata nuk na përfaqësojnë.

“Dje forcat e policisë ushtruan dhunë të neveritshme. Të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në ora 10:00. Thirrje, punonjësve dhe drejtuesve të policisë të kenë kujdes kë prekin me dorë se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm ti pushojnë por edhe t’i çojnë në burg. Parlamenti është i joni dhe jo i atyre”, tha një prej folësve në protestën e sotme.Versus.al

1 ORE ME PARE

FOTO-LAJM/ “Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, “busti” i Ramës vendoset nga protestuesit para Kryeministrisë

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj

Ndryshe nga herët e tjera, në protestën e 32-t të zhvilluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë, u shfaq një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit Edi Rama.

Me ironi, protestuesit thanë se e kanë sjellë në shesh që të bëjë prova se si do të bjerë, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha.

“Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, brohoritën protestuesit.

“Largohu ose do të përfundosh njësoj”, ishte mesazhi që shoqëroi këtë akt simbolik.Versus.al

Poll