Live Updates /

35 vjeçari në Durrës vrau shokun se i ngacmoi gruan, tensione mes familjeve! Babai i viktimës: Hasmi më erdhi në varrim

*Zbardhja e krimit të rëndë të ndodhur në Durrës më 2 dhjetor ku Branko Shkoza u vra nga shoku i tij Majlind Habibi, ka sjellë tensione mes 2 familjeve të të rinjve të cilat janë fqinje me njëra-tjetrën në zonën e Spitallës. *U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin mes anëtarëvve të dy familjeve. *Autori 35 vjeçar Majlind Habibi u arrestua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Para grupi hetimor ai tha se nuk kishte dashur ta kryente vrasjen dhe se i gjithë sherri mes tyre kishte nisur pasi viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten. *Për krimin foli edhe babai i viktimës, i cili shpjegoi sesi e kishte marrë vesh ngjarjen dhe sesi i ishin ngjallur dyshimet tek autori me të cilin i biri kalonte pjesën më të madhe të kohës.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Zbardhja e krimit të rëndë të ndodhur në Durrës më 2 dhjetor ku Branko Shkoza u vra nga shoku i tij Majlind Habibi, ka sjellë tensione mes 2 familjeve të të rinjve të cilat janë fqinje me njëra-tjetrën në zonën e Spitallës. *U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur përshkallëzimin mes anëtarëvve të dy familjeve. *Autori 35 vjeçar Majlind Habibi u arrestua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Para grupi hetimor ai tha se nuk kishte dashur ta kryente vrasjen dhe se i gjithë sherri mes tyre kishte nisur pasi viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten. *Për krimin foli edhe babai i viktimës, i cili shpjegoi sesi e kishte marrë vesh ngjarjen dhe sesi i ishin ngjallur dyshimet tek autori me të cilin i biri kalonte pjesën më të madhe të kohës.

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

Shoku i ngushtë i vrau të birin, babai i 33 vjeçarit në Durrës: Hasmi më erdhi në varrim, kur e pyeta më tha…

35 vjeçari në Durrës vrau shokun se i ngacmoi gruan, tensione
Babai i 33 vjeçarit të vrarë, Branko Shkoza

Durrës- Babai i 33 vjeçarit Branko Shkoza i cili dyshohet të jetë vrarë nga shoku i tij Majlind Habibi ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë.

Teksa rrëfeu për dyshimet e tij mbi autorin e ngjarjes, i ati i viktimës tha se e kishte pyetur për djalin e tij, por Majlindi e kishte parë shtrembër duke iu përgjigjur se nuk kishte dijeni. Më tej tregoi se i kishin shkuar edhe në varrim.

“Ditë natë rrinin bashkë. Ditën e dytë më hypën dyshimet se e pyeta a e kishte parë Brankon. Ky më pa shtrembër dhe më tha nuk e di. Më vonë më pas kemi dëgjuar sikur i kishte ngacmuar gruan. Ky vetë ka qenë agresiv, rrihte fëmijët dhe gruan e tij. Mendova që një agresiv mund të bëjë çdo gjë.

Të gjithë u ngritën duke kërkuar, vetëm ai jo. Prindërit e tij nuk erdhën të më ngushëllonin pavarësisht se hanim në një vend bashkë”- tha ai duke rrëfyer se dyshimet iu shtuan për shkak se asnjë prej familjarëve të autorit, nuk shkoi për ngushëllim.

Për të shmangur ndonjë përshkallëzim të situatës, babai i viktimës ka kërkuar që forcat e policisë të jenë të pranishme në lagjen ku banojnë për shkak se familjarët e autorit kalojnë përballë banesës së tyre dhe mund të shkaktohet ndonjë incident.

“Kam frikë se  çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të autorit ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Vrau shokun se i ngacmonte gruan, krimi në Durrës shkakton tensione mes familjeve! Ndërhyn policia

35 vjeçari në Durrës vrau shokun se i ngacmoi gruan, tensione
Autori Majlind Habibi dhe viktima Branko Shkoza

Durrës- Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të mos lejuar përshkallëzimin e tensioneve mes dy familjeve Shkoza dhe Habibi pas zbardhjes së krimit të rëndë të ndodhur më 2 dhjetor.

Majlind Habibi hodhi në kanal shokun dhe fqinjin e tij Branko Shkoza pasi ky i fundit i kishte ngacmuar bashkëshorten.

Duke qenë se dy familjet janë fqinje me njëra-tjetrën në Spitallë, konfliktet kanë qenë të pashmangshme.

Familjarët e viktimës, të tensionuar kanë shkuar të përplasen me familjen e autorit. Pas mbërritjes së policisë, situata është qetësuar, por gjithsesi po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

“E vrava se më ngacmonte gruan”, publikohet FOTO e 35 vjeçarit në Durrës që hodhi shokun në kanalin e ujërave të zeza

35 vjeçari në Durrës vrau shokun se i ngacmoi gruan, tensione

Durrës- Personi që shihni në foto është Majlind Habibi, 35 vjeçari i cili ditë më parë kishte hedhur nga ura shokun e tij Branko Shkoza, nën dyshimin se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.

Krimi i rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth një javë më parë në zonën e Spitallës ku të dy dyshohet se kanë qenë në gjendje të pirë. Autori deklaroi në polici se e kishte humbur toruan pasi Shkoza përveçse refuzonte të hiqte dorë nga ngacmimi i gruas së tij, edhe e kishte ofenduar.

35 vjeçari u tha hetuesve se ishte i penduar për ngjarjen dhe se nuk kishte pasur qëllim ta vriste Branko Shkozën dhe se nuk mendonte se rënia në kanalin e ujërave të zeza do t’i merrte jetën.

"Me tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi"- ka deklaruar ai. 

Sipas policisë, krimi i rëndë ka ndodhur më 2 dhjetor. Ndërsa 2 ditë më vonë babai i viktimës kishte shkuar në komisariat për të denoncuar zhdukjen e të birit. I riu u gjet më 5 dhjetor dhe fillimisht vdekja e tij u raportua si natyrale pasi nuk ishin gjetur shenja dhune në trup. Por pas dyshimeve të grupit hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që kishte qenë me të mbrëmjen e 2 dhjetorit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: