Live Updates /

“Fondet janë aty, bashkëpunoni me bashkitë”, Rama për bujqësinë: Buxheti 2026, më i madhi! Debat me njërin prej fermerëve

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë ku bëri thirrje që ata të përfitojnë nga skemat e fondeve të Bashkimit Evropian duke bashkëpunuar me bashkitë. Teksa nënvizoi se fondet janë aty, Rama kërkoi që fermerët të jenë më shumë aktivë me projekte dhe ide të reja. *E pranishme në takim ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila nënvizoi se buxheti i vitit 2026 përmban shumën më të madhe të caktuar ndonjëherë për bujqësinë. *Kreu i qeverisë, pati kritika edhe për faktin se fermerët janë më shumë të përqendruar tek prodhimi dhe bëri thirrje që vëmendja të zhvendosej edhe tek agropërpunimi në mënyrë që të mos vareshin vetëm nga kushtet atmosferike për suksesin e tyre. *Ndërsa gjatë takimit pati edhe një debat me njërin prej fermerëve i cili u ankua se nuk ishin marrë masa për të siguruar një treg për fermerët dhe se po u jepej përparësi prodhimeve të huaja.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë ku bëri thirrje që ata të përfitojnë nga skemat e fondeve të Bashkimit Evropian duke bashkëpunuar me bashkitë. Teksa nënvizoi se fondet janë aty, Rama kërkoi që fermerët të jenë më shumë aktivë me projekte dhe ide të reja. *E pranishme në takim ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila nënvizoi se buxheti i vitit 2026 përmban shumën më të madhe të caktuar ndonjëherë për bujqësinë. *Kreu i qeverisë, pati kritika edhe për faktin se fermerët janë më shumë të përqendruar tek prodhimi dhe bëri thirrje që vëmendja të zhvendosej edhe tek agropërpunimi në mënyrë që të mos vareshin vetëm nga kushtet atmosferike për suksesin e tyre. *Ndërsa gjatë takimit pati edhe një debat me njërin prej fermerëve i cili u ankua se nuk ishin marrë masa për të siguruar një treg për fermerët dhe se po u jepej përparësi prodhimeve të huaja.

4 Postime
2 ORE ME PARE

“Jemi më të pambrojturit”, fermeri iu ankua, Rama: Ulu aty! Mua nuk më imponon njeri me forcë

“Fondet janë aty, bashkëpunoni me bashkitë”, Rama

Në takimin që pati me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi Rama ka patur një përplasje me njërin prej tyre i cili pretendonte se prodhimet vendase po shkonin dëm për shkak të mallrave që po importoheshin nga jashtë vendit.

Por kryeministri tha se një gjë e tillë nuk ekziston dhe i kërkoi që të ulej në vend. Megjithatë fermeri vijoi të shfaqte ato që i konsideronte si problematika, por sërish hasi në reagimin e ashpër të kreut të qeverisë i cili i tha se atij nuk mund t’i imponohet dot njeri me forcë.

Pjesë nga debati:

Fermeri: E kemi nga halli nuk e kemi nga qejfi. Nuk kam lidhje personale, as politike nuk po bëj.

Rama: Unë po bëj politikë.

Fermeri: Unë punoj 8-10 hektarë tokë, jemi shtesa më e pambrojtur.

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit të Financave, në mbro se po hyn mall nga jashtë.

Rama: Miku im unë kam një problem të madh. Mua njeri me forcë nuk më imponohet dot. Ulu..jemi këtu për…ulu…sepse ka radhë dhe ka edukatë. Nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh. Janë 500 veta këtu.

Fermeri: Të njëjtin hall kanë

Rama: Të lutem se po e tepron. Kur të vijë radha do flasësh. Ajo që the është e pamundur dhe absurde. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve që do ti. Që ta kuptosh edhe përpara sesa të marrësh përsipër që të akuzosh, mundohu ta kuptosh ca të kanë thënë të tjerët. Mos më ndërprit, kështu si të them unë…mos ma përmend naftën fare, ta tha ministri sa vëmë në dispozicion ne për të kompensuar prodhuesit për naftën. Edhe aty duhet të korrigjojmë vetën, sepse ka nga ata që nuk e përdorin për prodhim. Prandaj harroje mbylljen e kufijve. Mbyll kufijtë që të shesësh ti prodhimin, pastaj të hapim kufijtë që të vijë prodhimi që ti mos konkurrohesh. Nuk ndodh kjo. Më vjen keq miku im. Lëri këto. Është muhabet kjo të mbyllëm kufijtë në që të shesësh ti mallin. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Jemi tipa të çuditshëm”, Rama: Për përmbytjet në Itali themi natyra, kurse këtu i sjell qeveria

“Fondet janë aty, bashkëpunoni me bashkitë”, Rama

Gjatë takimit me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi Rama u kërkoi që të përpiqeshin të përshtateshin me tregun dhe të mos përqendroheshin vetëm tek prodhimi, por edhe tek agropërpunimi.

Sipas tij, nuk duhet që fermerët ta lënë veten në mëshirë të fatkeqësive natyrore. Ndërsa nuk ngurroi të bënte ironi mbi reagimet e qytetarëve sa u takon përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në nisje të janarit në pjesën më të madhe të vendit.

“Duhet të agropërpunojmë nëse duan të rriten me shpejtësi. Jo thejsht të prodhojnë atje e të rrinë në mëshirën, ra shiu s’ra shiu, erdhi breshëri, erdhi uji. Historia e planetit ka ndryshuar. Po shikoja dje çfarë ka bërë uji në jugun e Italisë, ishte e tmerrshme, rënë rrugët, çarë rrugët e kodrat dhe një qytet i tërë ishin mbledhur atje e nuk dinë çfarë të bëjnë se po bie. Kjo është historia e ndryshimeve klimatike. Ne nuk bëjmë përjashtim nga kjo. Ne jemi tipa të çuditshëm kur e shohim përmbytjen në Greqi, Itali e kudo na duket diçka që e sjell natyra, kur e shohim këtu na duket diçka që e sjell qeveria”- u shpreh kryeministri. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Në Divjakë ka mirëkuptim për përmbytjet”, Balluku: Buxheti 2026 për bujqësinë, më i madhi në histori

“Fondet janë aty, bashkëpunoni me bashkitë”, Rama
Belinda Balluku, zv.kryeministre

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin me fermerët në Divjakë ku u fol për skemën kombëtare të 2026-ës. Ajo vuri në dukje faktin se fermerët e zonës kanë qenë të mirëkuptueshëm për përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa nënvizoi se kishte parë nga afër kushtet e tyre.

“Fryma në Divjakë edhe Lushnje edhe kur kemi problematika me përmbytjet është krejt ndryshe. Njerëzit janë të mirëkuptueshëm. Më është dashur për shkak të punës time si drejtuese politike e qarkut që të hyj në serat tuaja, të njoh detaje të lidhura direkt me tokën, të marr mësime nga më të mirat këtu dhe të kuptoj se edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen sepse e kanë filtrimin më të shpejtë”- tha Balluku.

Teksa foli për skemat e mbështetjes, Balluku tha se sot fermerët janë më të qartë sesi të përfitojnë prej kësaj politike në mbështetje të bujqësisë dhe përmendi se gjatë vitit që lamë pas 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të fermerëve nga ana e shtetit.

“Ju duhet të jeni të gjithë të qartë se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve. Mjafton t’i referohemi shifrave nga viti në vit për të parë sesi ka ndryshuar kjo mbështetje dhe sesi skemat e mbështetjes sot arrijnë të asimilohen shumë më mirë nga fermerët.

Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave dhe janë ezauruar në 95% të tyre duke treguar se edhe skemat janë më të kuptueshme dhe aplikuesit dinë ta kryejnë procesin më mirë”- tha më tej numri dy i qeverisë duke shtuar se “Buxheti i vitit 2026 është më i madhi i vendosur në dispozicion nga qeveria për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin”. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Ç’domethënë kjo?”, Rama fermerëve: E thjeshtë të flisni nga vendi e të na thoni se duhet t’ju mbrojmë

“Fondet janë aty, bashkëpunoni me bashkitë”, Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët e Divjakës sa i takon skemës kombëtare 2026 për bujqësinë dhe nevojat e saj. Ai tha se duhet që bashkitë të bashkëveprojnë me fermerët për të marrë financimet e ardhura nga BE të cilat sipas tij po qëndrojnë aty në pritje.

Rama u kërkoi fermerëve të jenë më aktivë dhe të mos presin vetëm nga shteti.

“Kryetarët e bashkive dhe bashkitë duhet të jenë shumë më aktive në bashkëpunim me fermerët për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem në rast se duhet një komponent agropërpunimi në një zonë bujqësore. Sepse bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura të përbashkëta për të marrë këto financime. Janë aty financimet, presin. Është shumë e thjeshtë të flasësh nga vendi dhe të thuash prit njëherë se duhet të na mbroni. Çfarë do me thënë kjo?”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa shtoi se duhet që të gjithë fermerët të mendojnë njëjtë si të ishin të mëdhenj pasi ka shembuj konkretë suksesi të ndërmarrjeve bujqësore.

“Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit dhe këtij sektori më shumë se tjerëve për të njëjtat arsye që shteti u qëndron pranë edhe në vendet e tjera sepse është një sektor që ka brishtësinë e vetë. Mendoni si të mëdhenj. Nuk jemi më 10 vjet përpara flisnim e dukej sikur flisnim në erë. Sot në këtë territor ka shembuj konkretë suksesi”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

Poll