Çfarë do të gjeni në brendësi
*Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, nsi me kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë. *Rama e cilësoi pezullimin e një ministri si ndërhyrje të rëndë në pushtetin ekzekutiv dhe akuzoi prokurorët e SPAK se po shpërndajnë fletëthirrje “si bileta teatri”, në një garë për mandatet e ardhshme. *Kryeministri theksoi se mbetet i bindur për drejtësinë e mbështetjes që i ka dhënë reformës në drejtësi dhe se nuk pendohet për këtë rrugë. *Rama nuk dha ende një qëndrim përfundimtar mbi kërkesën për arrestimin e Ballukut, duke deklaruar se do të shprehet pasi të shqyrtojë raportin e Këshillit të Mandateve.
"Deputetët më akuzojnë mua si përgjegjës për reformën në drejtësi" , Rama: Se kam problem të pranoj gabime!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të brendshme në Partinë Socialiste lidhur me Reformën në Drejtësi, duke theksuar se nuk pranon që ajo të quhet dështim.
Në një deklaratë për media, Rama tha se edhe po të kthehej mbrapsht, do të votonte 100 herë reformën, duke nënkuptuar se përplasjet dhe kritikat nga disa deputetë socialistë nuk ndryshojnë bindjen e tij për rëndësinë e procesit.
“Deputetët më akuzojnë mua si përgjegjës për reformën në drejtësi. Sipas perceptimit, ta quash dështim nga miratuesit e saj (deputetët e PS) do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme, të mos llogarisësh përtej kostove aktuale dhe të mos vlerësosh më shumë se sa komoditetin tënd. Ndërkohë që unë kam qenë kokëfortë në mbrojtjen e bindjeve të mia jam më tepër rezistent.
Se kam problem të pranoj gabime. Kjo është e provë e sigurt që nuk jam më i ri, por nuk gjej asnjë arsye strategjike për të pranuar opinion se reforma në drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht do zgjidhja reformën në drejtësi krahasimsiht më alternativën, atë batakun e llahtarshëm pa asnjë shans për të marrë respektin e askujt", tha Rama.
“Balluku dha tre herë dorëheqjen”- Kryeministri: E kam rrëzuar kategorikisht! Nuk ka akuzë për korrupsion, do pres raportin e Këshillit të Mandateve
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku, duke theksuar se nuk do të merret direkt me procesin në Parlament deri në marrjen e raportit të Këshillit të Mandatave.
Rama zbuloi se Balluku i kishte dorëzuar dorëheqjen tre herë, që nga momenti kur iu ngrit akuza për pabarazi në tendera. Ai sqaroi se nuk bëhej fjalë për akuza për korrupsion.
“Belinda Balluku më dorëzoi dorëheqjen tre herë: herën e parë në mbrëmjen kur iu ngrit akuza, pastaj kur u bë pezullimi dhe më pas një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë e kam refuzuar kategorikisht idenë e dorëheqjes,” tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se qëndrimi i tij ka qenë i qartë që nga fillimi: ministrja duhet të vazhdojë detyrën derisa të përfundojnë procedurat ligjore dhe parlamentare për imunitetin.
Kryeministri Rama:
Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandative para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit.
Por, dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesante që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion.
Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes./Versus.al
“AKSHI institucion krenarie”/ Kryeministri Rama për Karçanaj: Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele!

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi ashpër situatën në AKSHI, duke kritikuar trajtimin e inxhinierëve dhe stafit të institucionit.
Rama theksoi se një institucion i tillë, që ka marrë duartrokitje për punën e tij, nuk duhet të shndërrohet në një vend ku punonjësit mbyten psikologjikisht.
“Ky shtet nuk mund të lejojë që një institucion krenarie si AKSHI të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht vajza e djem që kanë punuar pa orar. Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo,” tha Rama.
Ai kritikon përdorimin e arrestimeve dhe masave ndaj individëve, duke shtuar se kjo mund të ndikojë në besimin dhe lirinë e punës në shtet:
“Po sikur drejtori i KESH, që prej muajsh është në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi? Ka shumë të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca traumatike në prokurorinë e pavarur.”
Rama paralajmëroi se shteti duhet të garantojë të drejtën e punës dhe lirinë e individëve, duke shmangur presionet dhe efektet negative psikologjike ndaj punonjësve që janë objekt hetimesh. Ai gjithashtu theksoi se disa punonjës, për shkak të traumës, nuk firmosin dokumente dhe kërkojnë ndihmë psikologjike.
Kryeministri Rama:
Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si AKSHI, i cili është duartrokitur, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, vajza e djem që me në krye të drejtorit të atij institucioni kanë punuar pa orar. Meqë janë bërë të gjitha këto nuk mund të hetohet, jo përkundrazi që po.
Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen deri në momentin që dalin të pafajshëm ose jo. Jo, një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që ka krijuar për të arrestuar dhe masakruar tenxhere dhe tenxhere, dukeni vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira.
Çfarë fiton shteti, se këtu flasim për shtetin, si shteti garanton të gjithëve lirinë të drejtën e punës dhe të drejtën e marrjes së vendimeve, natyrisht garanton të gjithë, cilido vendimet e veta realizon qëllime të fshehta, nuk është i pandëshkueshëm. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh edhe ai në arrest shtëpie, të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë edhe për të tjerët, për njerëz që janë në burgje dhe nuk i është bërë gjyqi.
Çfarë ndodhi sikur të jetë e vërtetë. Ka plot e përplot të pafajshëm që kanë kaluar eksperienca trauamtike në prokurorinë e pavarur, e ku janë sot, e dini ku janë, e kanë lënë punën në shtet ose vazhdojnë , por gëzojnë një status të vetë-fituar dhe vetë-pranuar, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika, disa kurohen nga psikologë.
“Berisha e ngrinte ‘puçiste’ dhe e ulte ‘lav*re Bulevardi’ kryeprokuroren”, Rama paralajmëron gjyqtarët: Mos u merrni me mesazherin, por me mesazhin
Gjatë mbledhjes me deputetët dhe ministrat socialistë, kryeministri Edi Rama përcolli mesazhe të qarta për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se pavarësia e drejtësisë është një arritje e Partisë Socialiste dhe se qeveria e tij ka qenë mbështetësja më e madhe e këtij procesi historik.
Rama paralajmëroi se Shqipëria nuk ka luksin të gabojë apo të vonohet në rrugën e zhvillimit dhe kritikoi atë që e quajti tepërim në emër të antikorrupsionit, duke e cilësuar si një rrezik potencial për ekonominë dhe stabilitetin e vendit.
“Ne nuk kemi luksin, Shqipëria nuk e ka luksin të vonohet për t’i nxjerrë këto mësime dhe këto rreziqe janë serioze. Kur antikorrupsioni bëhet një kurë e dëmshme më shumë se vetë korrupsioni, duhet të kuptohet se çfarë po ndodh,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se deklaratat e tij për institucionet e drejtësisë nuk janë presion, por thirrje për përgjegjësi dhe standarte më të larta profesionale, duke rikujtuar se qeveria që ai drejton ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë” në duart e institucioneve përkatëse.
Ai krahasoi situatën aktuale me kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përmendur ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin, si “prokurorin më kurajoz”, dhe nënvizoi se PS vazhdon të jetë faktori më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë, edhe përballë kriticizimeve për gabimet e sistemit.
Rama përfundoi duke theksuar se çdo kritikë ndaj tij si mbështetës i drejtësisë duhet kuptuar si kujdes për funksionimin korrekt të institucioneve dhe jo si presion politik.
"Pavarësisht faktit që unë nuk jam aktor politik, por kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një fitore të hatashme dhe kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë në drejtësi dhe faktori politik më i heshtur nga fajet dhe gafet, në thelb unë ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren në fakt pikërisht hartuesit e atyre deklaratave të kota dhe para se të shkruajnë me kollaj fjalën presion, është fjalë e madhe presion, për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre që jam unë, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi e ulte dhe e ngrinte lavire prokuroren e përgjithshme.
Ose nëse ju vjen zor ta kujtojnë ku ishin fshehur, le të mos e harrojnë se tani sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë po gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz mu te dera e SPAK'' tha Rama ndër të tjera. /Versus.al
''Gjykatës që thonë rëndojeni dorën!”/ Mesazh për ndërkombëtarët? Rama: Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit
Kryeministri Edi Rama vazhdoi sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij disa prej tyre kanë “kapur majat”, dhe nuk i kursye as mesazhet për ndërkombëtarët, të cilët i etiketoi si “anglishtfolës”.
Rama theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek ndërhyrjet që sipas tij nuk duhej të kishin ndodhur, por edhe tek mungesa e reflektimit mbi veprimet e tyre. Ai ritheksoi gjithashtu se ka qenë mbështetësi më i madh i drejtësisë së re.
“Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit ‘rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën’. Ta kujtojnë anglishtfolësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është mungesa e reflektimit,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se këshillat e Prokurorisë dhe gjyqësorit shpesh e ngjeshin mbi fjalë të tij deklarata të nervozuara, duke theksuar se nuk është aktor politik, por kryeministri i vendit.
Ai nënvizoi se Partia Socialiste ka qenë faktori më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë, edhe pse kanë ndodhur gabime që duhen adresuar nga hartuesit e deklaratave të kota.
Rama theksoi se presioni mbi të si mbështetës i drejtësisë është i madh, por ai vazhdon të mbetet faktor i heshtur i korrigjimit të problemeve serioze brenda sistemit të drejtësisë.
Rama: Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzë. Ta kujtojnë anglisht folësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim. Një fakt për mua është domethënës që këshillat Prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla…Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisë më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht. Versus.al
Rama 'sulmon' prokurorët: Kanë nisur lëvizje sportive në garë, paraqitjet në SPAK i kthyen në ‘bileta teatri’!
Në një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Shqipëria në BE është histori” dhe theksoi rolin e shqiptarëve në ndërtimin e këtij kapitulli historik për vendin.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat për prokurorët, duke deklaruar se ka nisur “një lëvizje prokurorësh” dhe duke vënë në dukje numrin e lartë të fletë-arresteve të prera, të cilat, sipas tij, ngjajnë me ftesat e teatrove.
“Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë. Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori”, tha Rama.
Ai kritikoi mënyrën e veprimit të disa prokurorëve në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke vënë në dukje raste ku janë prerë fletë-arreste për çështje që nuk janë penale, ose për persona që hetohen në gjendje të lirë, duke përmendur si shembull “raste emblematike si ai i Durrësit”.
Sipas Ramës, mënyra e paraqitjeve në prokurori po ngjan me “biletat e teatrit”, duke sugjeruar një përdorim të tepruar dhe të paarsyeshëm të fletë-arresteve.
Rama: Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori.
Nuk është e lehtë të përqendrohesh kur përtej zhurmës së “bombave artizanale” ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletarreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik i Durrësit, ku vetëm prokurori ngeli pa i prerë vetes fletëarrest.
Paraqitjet në prokurori i ngjanin biletave të teatrit./Versus.al
PS mbledh grupin parlamentar, nis fjala e Ramës, kryeministri: Jemi në udhëkryq të ri, janë rreziqe që kërkojnë disiplinë të fortë!

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po drejton sot mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cila ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.
Takimi përfshin fjalën e hapjes nga Rama dhe raportimin e ministrave të kabinetit qeveritar për punën dhe prioritetet e secilit sektor.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e situatës aktuale, duke e cilësuar Shqipërinë në një udhëkryq të ri:
“Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE në një kohë rekord, dhe pas zhvillimeve që lidhen me reformën historike në drejtësi, por edhe me rritjen ekonomike dhe stabilitetin demokratik, Shqipëria kërkon një kuptim të drejtë dhe një adresim të vendosur nga ana jonë.”
Rama shtoi se projektet në zhvillim këtë mandat janë më të domethënshme se më parë dhe paralajmëroi për disa rreziqe që kërkojnë disiplinë dhe vendosmëri:
“Përndryshe, Shqipëria rrezikon të humbasë kohën më të çmuar dhe mundësitë e mëdha për t’u ngjitur aty ku amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit e ka kërkuar prej dekadash e shekujsh.”/Versus.al

