Live Updates /

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA, Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton! Rama pret me përqafime, Kimberly Guilfoyle!

*Shqipëria bëhet pjesë e një projekti të madh ndërkombëtar në energji, në partneritet me kompani amerikane dhe greke. *Marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh u nënshkrua mes ALBGAZ, Venture Global dhe Aktor LNG. *Projekti parashikon një marrëveshje 20-vjeçare për furnizimin e Europës Jugore me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA. *Do të ndërtohet infrastruktura në Vlorë për importin e gazit me anije dhe përpunimin e tij përmes procesit të rigazifikimit. *Qeveria synon të rivitalizojë Qendrën e Energjisë në Vlorë dhe të transformojë termocentralin ekzistues. *Parashikohet rritja e kapaciteteve gjeneruese me rreth 250 MW energji. *Projekti përfshin edhe ndërtimin e tubacionit Fier–Vlorë, që do të lidhë këtë qendër me rrjetin kombëtar dhe rajonal të gazit. *Qendra energjetike e Vlorës synon ta pozicionojë Shqipërinë si një portë strategjike për energjinë në Ballkanin Perëndimor. *Marrëveshja u firmos në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Greqi Kimberly Guilfoyle. *Pas nënshkrimit, ambasadorja deklaroi se projekti çon përpara axhendën energjetike të Donald Trump.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

Marrëveshje 6 mld $, Rama: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë brenda mandatit

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të kthehet në një vend eksportues neto të energjisë brenda këtij mandati qeverisës.

Komentet ai i bëri gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes mes SHBA-së, Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e energjisë, ku theksoi transformimin e sektorit energjetik ndër vite.

Rama kujtoi se një dekadë më parë vendi përballej me probleme serioze në furnizimin me energji, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë nuk paguante faturat, duke rënduar sistemin. Ai shtoi se OSHEE ishte në prag falimentimi dhe mbështetej nga subvencionet qeveritare, me një nivel borxhi që kalonte mbi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas tij, sot energjia është një element kyç për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për rolin që Shqipëria synon të luajë në rajon dhe në Evropë.

Kryeministri theksoi se një nga shtyllat kryesore për arritjen e këtij objektivi është partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, i cili, sipas tij, mbështetet në angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë energjetike.

“Ka qenë një moment në jetën tonë kur energjia ishte çështje furnizimi për të mbajtur dritat ndezur sa më gjatë të ishte e mundur në harkun e 24 orëve. Nga ana tjetër, jetonim në një vend ku deri një dekadë më parë gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër, ndërkohë që e gjithë pasuria e prodhuar nga sistemi ynë ishte në fakt e keqmenaxhuar dhe e vjedhur.

OSHEE deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga subvencionet qeveritare. Borxhi ishte më shumë se 5% e PBB-së.

Sot energjia përcakton sigurinë tonë, fuqinë tonë ekonomike dhe ambicien për vendin që zë në rajon dhe në Europë. Të arrijmë që brenda këtij mandati të shndërrohemi në një vend eksportues neto të energjisë.

Një element kyç i këtij rrugëtimi është partneriteti me SHBA, që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike”, tha Rama./Versus.al

2 ORE ME PARE

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja e SHBA në Greqi: Shqipëria, pikë kyçe për sigurinë energjetike dhe stabilitetin në rajon

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA,
Kimberly Guilfoyle

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka theksuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë dhe sigurisë.

Gjatë një deklarate publike, ajo u ndal te marrëveshjet e nënshkruara mes SHBA-së, Shqipërisë dhe Greqisë, duke përmendur veçanërisht një investim prej rreth 20 miliardë dollarësh në sektorin e gazit.

Sipas saj, Shqipëria po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si urë lidhëse në Ballkan, duke kontribuar në forcimin e sigurisë energjetike dhe asaj kombëtare në rajon.

Ambasadorja vlerësoi gjithashtu politikat energjetike të ish-presidentit Donald Trump, duke theksuar se administrata e tij e ka vendosur bashkëpunimin energjetik si një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme.

Në fjalën e saj, Guilfoyle nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato më shumë se thjesht fqinjësi, por një partneritet me interesa të përbashkëta.

“Shqipëria një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën. Janë 2 marrëveshje të rëndësishme. Ajo 20 mld dollarë për gazin. Shqipëria rol në rritje si urë lidhëse në rajon e Ballkanit. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjike dhe kombëtare. Donald Trump pak qenë i kampion i sigurisë energjetike. Veprimet e tij kanë përforcuar faktin se afrimi i një energjie të qëndrueshme forcojnë SHBA dhe aleatët. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimi energjetik si shtyllë.

Pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinj, ndajnë interesa. Kur SHBA, Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin një rajon më të ndërlidhur dhe të begatë. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion”, tha ambasadorja e SHBA në Greqi./Versus.al

2 ORE ME PARE

Firmoset marrëveshja për gazin në Devoll, ambasadorja e SHBA në Greqi: Angazhim prej 6 mld dollarësh

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA,

Në Tiranë është firmosur marrëveshja e rëndësishme në sektorin e energjisë për gazin natyror të lëngshëm në Devoll. Këtë e njoftoi vetë ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle e cila u prit në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të dytën herë brenda pak muajsh.

Guilfoyle shkruan në rrjetin e saj social se marrëveshja është firmosur mes Shqipërisë, kompanisë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG, dhe parashikon një bashkëpunim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas diplomates, ky investim është një angazhim prej 6 miliardë dollarësh që pritet të forcojë sigurinë energjitike kombëtare dhe rajonale.

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA,

“Në momentin kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan ajo në rrjetin social ‘’X’’. Versus.al

3 ORE ME PARE

Rama pret me përqafime ambasadoren e SHBA në Greqi, do të firmoset marrëveshje për gazin e lëngshëm në Devoll

Marrëveshje 6 mld $, ambasadorja amerikane në Athinë: Kur SHBA,

Ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle është parë sot në zyrën e kryeministrit Edi Rama. E shoqëruar nga automjetet diplomatike, ambasadorja u prit ngrohtë nga kryeministri për të dytën herë brenda pak muajsh.

Ambasadorja do të jetë e pranishëm në nënshkrimin e një marrëveshje për energjinë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian. Investimi do të bëhet nga një kompani amerikane.

Guilfoyle zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri. Versus.al

Poll