Live Updates /

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr Dibrën në veri! PD tkurret, PSD siguron 3 deputetë

*Ka përfunduar numërimi i votave në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Në veri që njihet si bastion i së djathtës, këtë herë PS ka korrur fitore të madhe në Dibër duke arritur të marrë 3 mandate përballë 2 mandateve të demokratëve. *Në Lezhë, rezultati u përmbys në kutitë e fundit, duke u dhënë demokratëve mandatin e katërt përballë 3 të socialistëve. *Tashmë ndarja e mandateve në vend duket të jetë si më poshtë: PS-82 mandate, PD-52 mandate, PSD-3 mandate, “Nisma Shqipëria Bëhet” 1 mandat, “Mundësia” 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat. *Ka nisur edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në listat e hapura të çdo qarku.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ka përfunduar numërimi i votave në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Në veri që njihet si bastion i së djathtës, këtë herë PS ka korrur fitore të madhe në Dibër duke arritur të marrë 3 mandate përballë 2 mandateve të demokratëve. *Në Lezhë, rezultati u përmbys në kutitë e fundit, duke u dhënë demokratëve mandatin e katërt përballë 3 të socialistëve. *Tashmë ndarja e mandateve në vend duket të jetë si më poshtë: PS-82 mandate, PD-52 mandate, PSD-3 mandate, “Nisma Shqipëria Bëhet” 1 mandat, “Mundësia” 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat. *Ka nisur edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në listat e hapura të çdo qarku.

9 Postime
47 MINUTA ME PARE

Politico: Rama mposht kundërshtarët e lidhur me MAGA, siguron mandatin e katërt historik në Shqipëri!

   Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr  

Kryeministi Edi Rama ka dhënë një intervistë së fundmi për median ndërkombëtare 'Politico.eu'.

Ndër të tjera në artikull thuhej se kryeministri socialist ka siguruar një fitore të thellë në këto zgjedhje duke konsoliduar dhe një mandat tjetër, duke hyrë në histori si kryeministri më jetëgjatë në periudhën demokratike të Shqipërisë. 

Ndërsa gjatë intervistës kreu i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar dhe opozitën duke u shprehur:“Të marrësh LaCivita dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump, është si të marrësh një parukier të Hollywood-it dhe të besosh se do të bëhesh Brad Pitt.

Artikulli i plotë i Politico.eu

Kryeministri socialist Edi Rama ka siguruar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke konsoliduar pushtetin e tij për një mandat tjetër dhe duke hyrë në histori si kryeministri më jetëgjatë në periudhën demokratike të Shqipërisë. Me rreth 82 mandate të siguruara në parlamentin me 140 vende, Partia Socialiste tejkalon ndjeshëm pragun e shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

Fitorja e Ramës mbështetet fuqimisht në platformën e tij pro-evropiane, me premtimin kyç të fushatës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. “Është përulësia më e madhe e jetës sime – dhe ndodh në një moment historik për Shqipërinë … si një shtet i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian,” deklaroi Rama për POLITICO.

Zgjedhjet konfirmojnë edhe një herë dualitetin politik që ka karakterizuar skenën shqiptare që nga rënia e komunizmit: një garë thuajse gjithmonë mes socialistëve dhe Partisë Demokratike në krahun e djathtë. Kjo e fundit nuk arriti të përmbysë avantazhin e socialistëve, pavarësisht përpjekjes për të importuar strategji të fitores nga jashtë.

Demokratët kishin angazhuar Chris LaCivita, arkitektin e fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2024, për të drejtuar fushatën e tyre. Por Rama nuk u tregua aspak i impresionuar: “Të marrësh LaCivita dhe të mendosh se mund të bëhesh Trump, është si të marrësh një parukier të Hollyëood-it dhe të besosh se do të bëhesh Brad Pitt,” u shpreh ai, duke ironizuar stilin e opozitës.

Kryeministri, i cili e ka shfrytëzuar me mjeshtëri komunikimin në rrjetet sociale gjatë fushatës, është parë të hënën duke postuar foto nga “Europe House” në Tiranë, aty ku po bëhen përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet këtë javë në kryeqytet.

Në këtë samit pritet të marrin pjesë krerët e institucioneve më të larta të BE-së, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian António Costa. I ftuar special do të jetë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të cilin Rama e quajti “mik të dashur” dhe e përshëndeti si pjesë të kontinentit demokratik që po mblidhet në Tiranë.

Për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, rruga drejt BE-së mbetet sfiduese dhe afatgjatë, por Rama premton se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit, duke e vënë integrimin evropian në qendër të mandatit të tij të katërt. /Versus.al/ Marrë nga Politico.

5 ORE ME PARE

Protestuan dhe u përplasën me policinë për rrugën dhe ujin, banorët e Hotolishtit dhe Tragjasit votojnë masivisht PS

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr
Protesta në Hotolisht

Dy prej fshatrave që zhvilluan protesta para zgjedhjeve, kanë votuar masivisht PS. Kështu paraqitet situata në Hotolisht të Librazhdit ku ditë më parë qindra banorë protestuan dhe në Tragjas të Vlorës ku banorët u përplasën edhe me policinë për shkak se projekti i ujësjellësit e lë pa ujë fshatin e tyre.

Banorët e Hotolishtit madje bënë edhe veprime simbolike si paraqitja me një arkivol për të simbolizuar ‘vdekjen e fshatit’ për shkak se projekti i zgjerimit të rrugës “Librazht Prrenjas’ që i lidh me Qafë Thanën parashikonte shembjen e banesave të tyre.

“Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!”, shkruhej në një nga pankartat, ndërsa një përfaqësues i tyre u shpreh: “Institucionet po heshtin. Ky arkivol përfaqëson shtëpinë tonë të fundit. Jemi të detyruar të reagojmë.”

Ndërsa në Tragjas, banorët u përplasën edhe me policinë duke akuzuar pushtetarët se me projektin e ujësjellësit do të furnizonin resortet e të pasurve në Ksamil duke i lënë banorët e këtij fshati pa ujë. Megjithë këto protesta dhe paralajmërime të banorëve ndaj qeverisë, shumica e tyre kanë votuar për PS-në në këto zgjedhje. Versus.al

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

5 ORE ME PARE

Po konfliktoheshin për motive të dobëta/ Përplasje fizike mes vëzhguesve politikë në Tiranë, policia shoqëron shtatë persona

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Një incident zgjedhor ka ndodhur sot në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ku disa vëzhgues të procesit të numërimit të votave janë përfshirë në një sherr fizik.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qendrës së numërimit, ku vëzhguesit, të cilët përfaqësonin subjekte politike të ndryshme, janë përplasur për motive të dobëta, dhe konflikti ka degraduar në përleshje fizike.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar shtatë persona të përfshirë në ngjarje. Pas marrjes së deklaratave dhe kryerjes së veprimeve hetimore, të gjithë janë lënë të lirë.

Njoftimi:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

6 ORE ME PARE

Votoi Salianji, PS fiton edhe në burgun e Fierit me diferencë të madhe

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Partia Socialiste ka fituar edhe në burgun e Fierit, ku kanë votuar qindra të dënuar. Rezultatet paraqiten si më poshtë:

PS-217 vota

PD-92 vota

“Mundësia”- 8 vota

“Nisma Shqipëria Bëhet”-4 vota

PSD-3 vota

Lëvizja Bashkë- 1 votë

Në burgun e Fierit, votoi edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i cili që prej tetorit të vitit të kaluar po vuan dënimin me 1 vit burg për veprën penale të shpifjes sa i takon dosjes së njohur “Babale” mbi deklaratat e tij në ngarkim të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Versus.al

7 ORE ME PARE

1121 kuti të numëruara në Tiranë: PD i rimerr mandatin Agron Shehajt, ja sa mandate ka siguruar PS

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1121 qendra votimi nga gjithsej 1282, dhe janë përpunuar 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste (PS) ka një epërsi të madhe me mbi 45 mijë vota më shumë, duke siguruar 19 mandate.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka arritur të grumbullojë 132,003 vota, duke siguruar 14 mandate dhe duke ia marrë partisë "Mundësia" një mandat.

Partia e Agron Shehajt ka mbetur me vetëm 1 mandat, me 18,463 vota të marra deri tani.

Po ashtu, në Parlament do të futen edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 182,479 vota – 47.6%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 135,439 vota – 35.3%

Partia Mundësia – 18,865 vota – 4.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,105 vota – 3.4%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 12,038 vota – 3.1%

Lëvizja Bashkë – 10,417 vota – 2.7%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,160 vota – 1.9%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,685 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 983 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 677 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 438 vota – 0.1%/Versus.al

8 ORE ME PARE

Pezullohet kutia e votimit në burgun ku votuan të burgosurit VIP, dalin dy vota më tepër se numri i votuesve

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr
Foto arkiv

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit janë konstatuar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Burime për mediat bëjnë me dije se, në këtë qendër, ku votuan figura të njohura të politikës si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri Ilir Beqaj, ish-deputetët Lefter Koka dhe Alqi Bllako, janë gjetur dy fletë votimi më shumë se numri i votuesve të regjistruar.

Për pasojë, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati për këtë qendër nuk do të merret në konsideratë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen./Versus.al

8 ORE ME PARE

Qarqet ku ka përfunduar numërimi/ PS i merr Dibrën PD-së në veri, në Lezhë përmbyset rezultati

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Tashmë procesi i numërimit në gjithë vendin po shkon drejt fundit me kutitë finale për të lexuar votën e qytetarëve që morën pjesë në zgjedhje.

Deri më tani, ka përfunduar votimi në këto qarqe dhe rezultati me ndarjen e mandateve është si më poshtë:

Kukës

PD-3 mandate

PS- 1 mandat

Lezhë

PD- 4 mandate

PS-3 mandate

Dibër

PS- 3 mandate

PD-2 mandate

Shkodër

PD- 5 mandate

PS-4 mandate

PSD-2 mandate

Elbasan

PS-10 mandate

PD-4 mandate

Berat

PS-5 mandate

PD-2 mandate

Gjirokastër

PS-3 mandate

PD-1 mandat

Korçë

PS-6 mandate

PD-4 mandate

Vlorë

PS-8 mandate

PD-4 mandate

Ndërkohë, Durrësi, Tirana dhe Fieri janë në kutitë e fundit. Versus.al

8 ORE ME PARE

Vota preferenciale në Tiranë, Gonxhja më i votuari tek PS! Deri tani Majko, Kodheli e Xhaçka mbeten jashtë Kuvendit

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Pas votës për partitë ka nisur tashmë edhe numërimi për votën preferenciale të kandidatëve në listën e hapur, aty ku ‘lufta’ brenda llojit ka qenë më e ashpër.

Në Tiranë, tek socialistët kryeson Blendi Gonxhja me 5080 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 1880 vota dhe Erion Braçe me 912 vota.

Me numërimin e deritanishëm, ata që njihen si ‘veteranët’ e PS mbeten jashtë Kuvendit. Konkretisht Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj e disa të tjerë nëse numërimi vijon me të njëjtin trend, rrezikojnë të mbeten jashtë Kuvendit për shkak se vetëm 7 deputetë të listës preferenciale kanë mundësi të futen në parlament përveç 12 deputetëve në listën e mbyllur duke qenë se PS ka siguruar 19 mandate në Tiranë. Versus.al

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

10 ORE ME PARE

Numërohen 95% e kutive, PS thellon diferencën me vota! PD ‘lufton’ me ‘Mundësinë’ për mandatin në Tiranë, Tom Doshi forcë e tretë

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr

Deri në mëngjesin e sotëm janë numëruar 4949 kuti votimi nga 5225 në total në gjithë vendin. Teksa numërohen votat e fundit, PS ka thelluar diferencën me mbi 230 mijë vota më shumë se ndjekësja më e afërt, Partia Demokratike.

Në gjithë vendin socialistët kanë siguruar 82 mandate ndërsa demokratët 52 mandate. Në momente të caktuara me kuti të numëruara, herë i është hequr apo shtuar mandati PD pasi edhe "Mundësia" është në kuotat për të marrë mandatin e dytë në Tiranë.

Forcë e tretë politike renditet Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 3 mandate edhe pse me më pak vota se Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt që ka siguruar vetëm një mandat në Tiranë.

Gjithashtu edhe partitë e tjera të reja “Mundësia” e Agron Shehajt dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit, kanë marrë nga një mandat. Versus.al

Mbyllet numërimi në disa qarqe! PS triumfon me 82 mandate, merr
Shifrat e KQZ për rezultatin e zgjedhjeve

Poll