Live Updates /

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares! Burimet: Anesti dhunohej sistematikisht! Vajza e viktimës: Më thanë se ishte rrëzuar!

*Policia e Fierit ka arrestuar Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u ndalua një ditë më parë si autore e dyshuar e vrasjes së babait të saj, Anesti Rama. *Ngjarja tronditëse, e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ka marrë përmasa edhe më të rënda me daljen në dritë të detajeve të reja. *Viktima ishte detyruar të jetonte në një dhomë të veçuar nga banesa, në të njëjtin oborr me familjen. *Fqinjët dhe të afërmit konfirmojnë se Anesti, i cili punonte në një fermë blegtorale, shfaqej shpesh në punë me shenja dhune në fytyrë, të cilat i justifikonte si aksidente. *Vajza e madhe e viktimës ka rrëfyer se se e ëma dhe motra e saj i kishin thënë se babai i saj ishte rrëzuar. *Ndër vite, konflikti në familjen Rama ishte i njohur për komunitetin. *Policia kishte ndërhyrë disa herë për të qetësuar situatat e tensionuara, por nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese serioze.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e Fierit ka arrestuar Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u ndalua një ditë më parë si autore e dyshuar e vrasjes së babait të saj, Anesti Rama. *Ngjarja tronditëse, e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ka marrë përmasa edhe më të rënda me daljen në dritë të detajeve të reja. *Viktima ishte detyruar të jetonte në një dhomë të veçuar nga banesa, në të njëjtin oborr me familjen. *Fqinjët dhe të afërmit konfirmojnë se Anesti, i cili punonte në një fermë blegtorale, shfaqej shpesh në punë me shenja dhune në fytyrë, të cilat i justifikonte si aksidente. *Vajza e madhe e viktimës ka rrëfyer se se e ëma dhe motra e saj i kishin thënë se babai i saj ishte rrëzuar. *Ndër vite, konflikti në familjen Rama ishte i njohur për komunitetin. *Policia kishte ndërhyrë disa herë për të qetësuar situatat e tensionuara, por nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese serioze.

5 Postime
17 ORE ME PARE

Vajza mbyti të ati me tel në Fier, nipi i viktimës tregon detaje tronditëse: Kishte goditje në ballë dhe shumë gjak pas koke!

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares!
Neritan Trifoni

Ngjarja e rëndë në Fier, ku 26 vjeçarja Emanilda Rama mbyti babain e saj Anesti Rama ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ndërsa nipi i viktimës, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.

Për TopChannel ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai./Versus.al

 

18 ORE ME PARE

"Më thanë se ishte rrëzuar", e motra e 26 vjeçares që vr*u babanë në Fier rrëfen si e mori vesh ngjarjen

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares!
Autorja Emanilda Rama dhe viktima, babai i saj Anesti Rama

Motra e Emanilda Ramës, 26 vjeçares që vrau babain e saj në fshatin Frashër të Fierit, ka rrëfyer detaje rreth mënyrës sesi mësoi ngjarjen e rëndë.

Ajo tha se Emanilda e kishte telefonuar për t’i thënë se babai ishte rrëzuar. Pasi i kishte thënë këtë gjë, vajza e madhe u shpreh se e motra mbylli celularin dhe ishte detyruar të telefononte nënën e saj e cila ia kishte konfirmuar lajmin.

“Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë”- u shpreh ajo për TCH.

Më herët, kryeplaku i fshatit ka deklaruar se nënë e bijë e dhunonin viktimën dhe e linin pa bukë. Versus.al

18 ORE ME PARE

Dyshohet se mb*ti me tel babain se nuk e linte të vishej si të donte, del FOTO e 26 vjeçares nga Fieri

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares!
Autorja, Emanilda Rama

Është publikuar foto e Emanilda Ramës, 26 vjeçares e cila dyshohet se mbyti me tel babain e saj Anesti Rama ditën e djeshme në bashkëpunim me nënën e saj Valbona Rama e cila u arrestua sot nga policia.

Dëshmitë e dhëna nga fqinjët dhe të afërmit, kanë zbuluar se viktima 56 vjeçari Anesti Rama ishte dhunuar vazhdimisht nga vajza dhe gruaja e tij dhe shpesh herë shkonte në punë me shenja në fytyrë.

Fillimisht, e reja e cila ankohej se babai i saj nuk e linte të jetonte dhe të vishej siç donte, e raportoi ngjarjen si aksidentale. Por hetimet e kryera zbuluan vrasjen e rëndë. Versus.al

21 ORE ME PARE

“Dhu*ohej sistemakisht” / E bija e mbyti me tel, dalin detaje të reja tronditëse nga vrasja e Anesti Ramës

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares!
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Fierit ka arrestuar Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u ndalua një ditë më parë si autore e dyshuar e vrasjes së babait të saj, Anesti Rama.

Ngjarja tronditëse, e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ka marrë përmasa edhe më të rënda me daljen në dritë të detajeve të reja.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, Anesti Rama dhunohej prej kohësh nga bashkëshortja dhe e bija.

Ai ishte detyruar të jetonte në një dhomë të veçuar nga banesa, në të njëjtin oborr me familjen.

Fqinjët dhe të afërmit konfirmojnë se viktima, i cili punonte në një fermë blegtorale, shfaqej shpesh në punë me shenja dhune në fytyrë, të cilat i justifikonte si aksidente.

Tashmë nënë e bijë janë në pritje të masës së sigurisë, ndërkohë që kanë pranuar para grupit hetimor se e kanë kryer krimin.

Sipas Policisë, Emanilda e ka mbytur të atin me tel në qafë dhe më pas e ka zhvendosur trupin në banjë, ku i ka dëmtuar edhe organin gjenital.

Hetuesit kanë ngritur dyshime për një motiv të mundshëm seksual, por vajza nuk ka pranuar që babai ta ketë ngacmuar ndonjëherë.

Ndër vite, konflikti në familjen Rama ishte i njohur për komunitetin. Policia kishte ndërhyrë disa herë për të qetësuar situatat e tensionuara, por nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese serioze. Aktualisht, hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje makabre./Versus.al

22 ORE ME PARE

Vajza në Fier mb*ti babain me tel se nuk e linte të vishej ekstravagante, arrestohet dhe nëna

Mbyti të atin me tel, arrestohet edhe nëna e 26 vjeçares!
Foto nga banesa ku ndodhi ngjarja në fshatin Frashër

Fier- Pas zbardhjes së krimit makabër në fshatin Frashër ku 26 vjeçarja Emalinda Rama mbyti babain e saj Anest Rama me tel, policia ka arrestuar edhe nënën e të resë.

Ditën e djeshme u publikuan detaje nga ngjarja makabër pas së cilës nënë e bijë kishin tentuar të fshihnin krimin duke pastruar trupin e 56 vjeçarit me qëllim që të dukej diçka aksidentale.

“Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë”, thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.

Pavarësisht se mohoi përfshirjen në krim, nëna e Ermalindës, Valbona Rama u arrestua pas shoqërimit në komisariat ku fillimisht u sqarua roli i saj në krimin e kryer nga vajza.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani nga rasti tronditës, e reja e ka mbytur me tel babain e saj dhe më pas në bashkëpunim me të ëmën e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pas ngjarjes, Ermalinda Rama telefonoi policinë duke pretenduar se i ati kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Por veprimet e para hetimore krijuan dyshimet se 56 vjeçari mund të ishte vrarë. Më pas autorja pranoi krimin në polici duke u shprehur se babai i saj ishte fanatik dhe se nuk e linte të vishej sipas dëshirës, apo të dilte për t’u argëtuar. Sipas saj, babai i saj i ushtronte presion të përditshëm dhe kishte edhe debate të shpeshta për shkak se nuk i jepte para kur i kërkonte. Versus.al

Poll