Live Updates /

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku! Mungonin në seancë Spiropali dhe Xhafaj! Opozita vazhdon protestën!

*Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ku në fokus është votimi për kërkesën (SPAK) lidhur me autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. *Seanca nisi në orën 10:00, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar një protestë para godinës së parlamentit. *Në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga mazhoranca dhe opozita për kërkesën e SPAK, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. *Socialistët argumentojnë se Balluku, tashmë pa funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave ose arratisje, dhe se hetimet mund të vijojnë pa nevojën e masës së arrestit me burg. *Për të rrëzuar kërkesën, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota. *Demokratët, nga ana tjetër, theksojnë se edhe pse Balluku nuk mban më poste ministrore, ekziston rreziku që ajo të ndikojë tek dëshmitarët ose të ndërhyjë në provat e hetimit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ku në fokus është votimi për kërkesën (SPAK) lidhur me autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. *Seanca nisi në orën 10:00, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar një protestë para godinës së parlamentit. *Në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga mazhoranca dhe opozita për kërkesën e SPAK, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. *Socialistët argumentojnë se Balluku, tashmë pa funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave ose arratisje, dhe se hetimet mund të vijojnë pa nevojën e masës së arrestit me burg. *Për të rrëzuar kërkesën, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota. *Demokratët, nga ana tjetër, theksojnë se edhe pse Balluku nuk mban më poste ministrore, ekziston rreziku që ajo të ndikojë tek dëshmitarët ose të ndërhyjë në provat e hetimit.

8 Postime
15 MINUTA ME PARE

PS rrëzon kërkesën e SPAK për Ballukun, opozita proteston në Kuvend

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Gjatë seancës plenare të sotme në Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e Partia Socialiste rrëzuan me 82 vota kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Vendimi shkaktoi reagime të forta dhe tensione nga deputetët e opozitës, të cilët u ngritën nga vendet duke brohoritur “Turp, turp”.

Pas refuzimit, opozita bllokoi foltoren dhe protestoi në sallë, duke ndërprerë përkohësisht rrjedhën e seancës. Megjithatë, me propozim të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, diskutimet u ndërprenë dhe u kalua direkt te votimi i gjithë rendit të ditës.

Gjatë votimit u vu re mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj, të cilët vendosën të mos ishin prezentë në seancë, pavarësisht urdhrit të kryeministrit Edi Rama./Versus.al

 

50 MINUTA ME PARE

Nis seanca për imunitetin e Ballukut, ja kush janë deputetët socialistë që mungojnë

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit
Pamje nga seanca e sotme parlamentare

Në Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seanca plenare ku do të votohet kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në seancë mungojnë disa deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali, si dhe vetë Belinda Balluku. I pranishëm është kryeministri Edi Rama.

Nga ana e opozitës, deputeti Oerd Bylykbashi po lexon raportin e PD-së, sipas të cilit SPAK duhet të marrë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.

Paralelisht, opozita ka paralajmëruar protestë para godinës së parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë në perimetrin përreth Kuvendit./Versus.al

59 MINUTA ME PARE

Oerd Bylykbashi prezanton raportin e PD-së për Ballukun: Deputetët të votojnë për heqjen e imunitetit

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka lexuar këtë të enjte në sallën e Kuvendi i Shqipërisë raportin e përgatitur nga Partia Demokratike lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u drejtua ndaj deputetëve duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit dhe të hapet rruga për arrestimin e Ballukut.

“Një nga seancat që do të lërë gjurmë për mënyrën se si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot, në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve, lexoj përmbledhjen e raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK. Kuvendi, më 16 dhjetor, u vu në lëvizje nga SPAK, ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin”, deklaroi Bylykbashi./Versus.al

1 ORE ME PARE

U mblodhën para nisjes së Kuvendit, zbulohen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste mësohet se i vetmi që ka folur ka qenë kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

Porosia e tij ka qenë që të mos provokohen nëse do të ketë provokime nga opozita. Dyshohet se nga protesta e sotme e thirrut nga demorkatët para Kuvendit, do të ketë tentativa për të qëlluar me veze në drejtim të tyre. 

Ndaj mësohet se Balla ka njoftuar se socialistët të mos provokohen nga sjellja e opozitës.

Ndërsa mësohet se në mbledhjen e sotme kanë munguar Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

Bëhet me dije se ka nisur seanca plenare, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Opozita, nëpërmjet katër anëtarëve të vet, ka një raport të ndryshëm nga ai i mazhorancës duke argumentuar pranimin e kërkesës së SPAK.

Pritet që seanca të ketë diskutime dhe debate të ashpra./Versus.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Pak minuta para protestës së PD, Sali Berisha dhe demokratët drejt Parlamentit

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike në Tiranë, kreu i saj, Sali Berisha, po marshon drejt Kuvendi i Shqipërisë së bashku me deputetët dhe mbështetësit demokratë.

Tubimi zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 dhe ku pritet të diskutohet kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

1 ORE ME PARE

Kuvendi sot mes heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut dhe protestës së opozitës, kryeministri Rama mbërrin në Parlament

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që po zhvillohet një seancë jo e zakonshme për diskutimin e raportit të Komisionit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve mbi kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të ish-kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Grupi parlamentar i Partia Socialiste ka vendosur që të mos lejojë ekzekutimin e kërkesës së SPAK, duke theksuar se pa miratimin e Kuvendit çdo masë arresti bëhet e pavlefshme, pavarësisht vendimit të mëvonshëm të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO).

Ndërkohë, opozita përmes katër anëtarëve të saj ka paraqitur një raport të kundërt, duke argumentuar për pranimin e kërkesës së SPAK.

Seanca pritet të sjellë diskutime dhe debate të ashpra, ndërsa rreth parlamentit janë vendosur mijëra efektivë policie për të garantuar sigurinë dhe rendin publik./Versus.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Policia “blindon” Kuvendin për protestën e opozitës, 1500 efektivë në terren

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Kuvendit të Shqipërisë për shkak të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet sot paradite.

Rreth 1,500 efektivë policie janë angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit, që do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit. Në këtë seancë pritet të shqyrtohet dhe të votohet kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Si pjesë e planit të sigurisë, zona përreth Parlamentit është rrethuar me barriera metalike dhe prania e forcave të policisë është shtuar ndjeshëm. Ndërkohë, në oborrin e Akademia e Shkencave e Shqipërisë, pranë godinës së Kuvendit, janë vendosur edhe një automjet zjarrfikës dhe një autobot me ujë, si masë parandaluese në rast incidentesh.

Sipas burimeve mediatike, ndryshe nga protestat e mëparshme që janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, këtë herë pritet që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore. Kjo vjen edhe pas mesazheve të dhëna nga faktorë ndërkombëtarë për respektimin e rregullave dhe shmangien e incidenteve gjatë protestëS./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

3 ORE ME PARE

Kuvendi voton sot për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut, PD protestë para Kuvendit! PS mbledhje grupi para seancës

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit
Belinda Balluku

Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë sot mbi kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Çështja do të shqyrtohet në seancën plenare që nis në orën 10:00, ku deputetët do të votojnë dy raportet e paraqitura nga mazhoranca dhe opozita.

Kërkesa e SPAK ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar dhe lidhet me hetimet ndaj Ballukut për dyshime për pabarazi në tenderë.

Në raportin e saj, Partia Socialiste argumenton se arrestimi nuk është i nevojshëm, duke theksuar se Balluku nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri dhe për këtë arsye nuk paraqet rrezik për prishjen e provave apo përsëritjen e veprës penale.

Sipas socialistëve, organi i akuzës mund të vijojë hetimet pa nevojën e një mase sigurie “arrest me burg”. Për të rrëzuar kërkesën e SPAK, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota në parlament.

Ndryshe nga socialistët, opozita e Partia Demokratike kërkon heqjen e imunitetit të deputetes dhe miratimin e kërkesës së SPAK.

Demokratët argumentojnë se, edhe pse Balluku është larguar nga detyrat ministrore, ekziston rreziku që ajo të ndikojë mbi dëshmitarët apo të ndërhyjë në prova.

Raporti i mazhorancës do të paraqitet në seancë nga deputeti Ulsi Manja, ndërsa ai i opozitës nga Oerd Bylykbashi, pasi Gazment Bardhi është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Ende nuk është konfirmuar nëse vetë Balluku do të marrë fjalën në seancë apo nëse do të jetë e pranishme gjatë debatit.

Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, opozita ka paralajmëruar protestë para Kuvendit. Tubimi pritet të nisë në të njëjtën orë me seancën dhe të përfundojë me mbylljen e saj.

Sipas burimeve nga selia blu, nuk parashikohet skenar bllokimi apo ngujimi. Ndërkohë policia ka marrë masa për sigurinë dhe ka vendosur barriera metalike rreth godinës së parlamentit.

Para nisjes së seancës, në orën 09:00, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë një mbledhje për të diskutuar qëndrimin dhe çështje të tjera të rendit të ditës.

Në seancë pritet të trajtohen edhe disa çështje të tjera parlamentare, mes tyre ndryshime në përbërjen e komisioneve të përhershme.

Sipas burimeve parlamentare, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali pritet të propozohet për anëtare të Komisionit të Sigurisë, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për Komisionin e Burimeve Natyrore, Infrastrukturës dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu në rendin e ditës janë edhe disa projektligje, përfshirë aderimin e Shqipërisë në Konventa e Metrit si dhe ratifikimin e një marrëveshjeje huaje për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës me Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe bankën gjermane KfW./Versus.al

Poll