Live Updates /

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të arrestuar! Plagosen 3 efektivë, Berisha: Ja të vdesim, ja të rrojmë

*Protesta e sotme e PD, zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe u shoqërua me tensione e përplasje me policinë *Këtë herë, nuk pati fjalime politike dhe plani ishte për marshim drejt institucioneve. Por policia ndërhyri duke mos lejuar zhvendosjen e protestës nga bulevardi Dëshmorët e Kombit ku PD kishte marrë lejen. *Protestuesit hodhën fishekzjarrë e bomba molotov, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Berisha i cili vendosi maskë kundragaz, tha për mediat se protesta ishte paqësore dhe se policia do merrte përgjigjien e merituar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

6 Postime
3 ORE ME PARE

Berisha pas protestës: Beteja jonë me moton "ja të vdesim, ja të rrojmë"

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij nga selia e PD pas përfundimit të protestës. Ai tha se kishte dijeni për planin e policisë për të bllokuar marshimin. Ndërsa tha se beteja e PD është për jetë a vdekje.

“Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar, për dinjitetin e çdo shqiptari, për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është kryengritje kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”- u shpreh kryedemokrati.

Berisha u pyet edhe për një datë për protestën e radhës.

“Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse bëhet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”, tha Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

Policët civilë rrethojnë selinë e PD, shoqërohen disa protestues! 3 efektivë të plagosur

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Tre protestues janë shoqëruar nga policia pas përfundimit të protestës 90 minutëshe të mbajtur nga PD mbrëmjen e sotme. 

Arrestimi i tyre është bërë nga policë civilë të cilët ndodheshin pranë selisë së PD. Gjatë protestës ku nuk u lejua marshimi i qytetarëve, u hodhën edhe molotovë e fishekzjarrë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Policia bllokoi rrugën demokratët kthehen në seli, Berisha: Do marrin përgjigjien e merituar

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat pasi protestuesit hoqën dorë nga shtyrja me efektivët e policisë të cilët kishin formuar një kordon për të ndaluar marshimin e tyre drejt institucioneve të ndryshme.

Berisha tha se policia do të marrë përgjigjien e merituar, ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj drejtorit të policisë, Skënder Hita. 

“Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor. Po shkojmë në seli që të bëjmë një bilanc”- deklaroi Berisha teksa u drejtua për në selinë blu. Versus.al

4 ORE ME PARE

Berisha me maskë kundragaz, policia hedh ujë drejt protestuesve dhe nuk i lejon të marshojnë

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Protesta e tetë kombëtare e opozitës po zhvillohet mes tensioneve teksa policia ka bllokuar marshimin e nisur nga qytetarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit me arsyetimin se nuk kanë leje për protestë në hapësira të tjera.

Policia ka përdorur ujë me presion e gaz lotsjellës përballë turmës së protestuesve. Situata u përshkallëzua ndjeshëm pranë Minsitrisë së Brendshme, ku protestuesit hodhën molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur me maskë kundërgaz, i shoqëruar nga truprojat e tij dhe deputetë të tjerë demokratë. Versus.al

4 ORE ME PARE

Protestuesit nisën marshimin, policia i bllokon me kordon policor tek ministria e Brendshme

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Teksa protestuesit e thirrur nga PD nisën marshimin në bulevardin Dëshmorët e Kombit, u hodhën edhe bomba molotv prej tyre. Ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve. 

Berisha dhe deputetët e PD janë të pajisur me maska kundragaz për të mbrojtur nga gazi lotsjellës që po hidhet nga tarraca e kryeministrisë. 

Tensionet nisën pasi protestuesit u përplasën me kordonin e policisë të vendosur para ministrisë së Brendshme. Versus.al

6 ORE ME PARE

Mijëra qytetarë mblidhen përballë kryeministrisë për protestën e PD! Berisha pritet nga simpatizantët në seli

PD 90 minuta protestë, dështon marshimi i protestuesve, 3 të

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit në pritje të nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në selinë blu ku po pritet nga qindra mbështetës së tij për t’ju bashkuar pjesës tjetër të protestuesve.

Këtë herë pritet të ketë vetëm marshim të protestuesve dhe jo fjalime. Në terren janë 1500 efektivë policie, por edhe vetë drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita i cili u ka bërë thirrje policëve që të ruajnë qetësinë përballë provokimeve. Versus.al

Poll