Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia e Tiranës ka arrestuar Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, nipi i Vladimir Gjuta, pas ngjarjes në hotelin e familjes ku u plagos me armë zjarri një 18-vjeçare, e cila ishte e dashura e tij. *Arrestimi vjen pas shpalljes në kërkim një ditë më parë për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. *22 vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se në momentin e të shtënës ishte jashtë së bashku me të atin dhe menjëherë janë ngjitur me vrap në dhomën ku ndodhej e dashura, duke e gjetur të plagosur. *Fillimisht ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por duke parë seriozitetin e plagëve, vendosën ta dërgojnë menjëherë në spital. *Arma e përdorur ende nuk është gjetur.
Vetëplagosja e 18-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas arrestimit: Tregon momentet e para dhe dinamikën e ngjarjes

22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë, ka dhënë detaje të reja për ngjarjen, pas arrestimit të tij ditën e sotme.
Ai ka deklaruar se në momentin e të shtënës ishte jashtë së bashku me të atin dhe menjëherë janë ngjitur me vrap në dhomën ku ndodhej e dashura, duke e gjetur të plagosur.
Fillimisht ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por duke parë seriozitetin e plagëve, vendosën ta dërgojnë menjëherë në spital. Arma e përdorur, sipas tij, është e tij dhe ende nuk është gjetur.
Deri tani hetimet nuk tregojnë ndonjë dinamikë tjetër të ngjarjes përveç vetëplagosjes, ndërsa raportohet se 18-vjeçarja kishte tentuar më parë të dëmtonte veten me medikamente./Versus.al
Plagosja e 18-vjeçares te Hotel ‘Gjuta’, arrestohet i dashuri, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta
Policia e Tiranës ka arrestuar Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, nipi i Vladimir Gjuta, pas ngjarjes në hotelin e familjes ku u plagos me armë zjarri një 18-vjeçare, e cila ishte e dashura e tij.
Arrestimi vjen pas shpalljes në kërkim një ditë më parë për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve të para, vajza ishte vetëm në dhomën e gjumit kur ka qëlluar veten, duke u vetëplagosur.
Familjarët, përfshirë Sajmir Gjuta, Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, pretenduan se kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.
Sipas policisë, ata kanë hyrë në dhomë, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe më pas kanë fshehur armën dhe kanë larë gjakun, ndërsa disa anëtarë të familjes e kanë dërguar në spital dhe janë këshilluar të deklarojnë një version tjetër për ngjarjen.
Gjithashtu vijojnë kërkimet për babain e 22 vjeçarit Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit
/Versus.al

