Çfarë do të gjeni në brendësi
*Partia Demokratike do tw mbajw sot protestën e radhës në bulevardin para Kryeministrisë. *Ora 19:00 pritet të shënojë zyrtarisht nisjen e protestës, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin. *Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.
VIDEO/ 'Hapni rrugën', policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

Është tensionuar sërish situata gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku protestuesit kanë tentuar të zhvendosen drejt godinës së Parlamentit, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur kordon sigurie pranë zonës së Xhamisë së Namazgjasë.
Të udhëhequr nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, protestuesit dhe përfaqësues të opozitës janë përplasur me policinë, ndërsa situata është përshkallëzuar me ndërhyrjen e mjeteve të ujit për shpërndarjen e turmës.
Gjatë përplasjes është lënduar deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në urgjencë. Ai u ka bërë thirrje protestuesve që të vijojnë marshimin përpara.
Më herët, janë raportuar të lënduar edhe nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi si dhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, pas përplasjeve të mëparshme me forcat e rendit.
Situata në zonën e protestës mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon të mbajë nën kontroll perimetrin pranë institucioneve qendrore./Versus.al
View this post on Instagram
Deputetët demokratë lëndohen pas hedhjes së gazit lotsjellës, Luçiano Boçi niset me urgjencë në spital

Është tensionuar situata në protestën e opozitës në Tiranë menjëherë pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku janë raportuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas raportimeve, pas përfundimit të tubimit, disa protestues kanë hedhur mjete ndezëse në drejtim të zonës pranë Kryeministrisë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe spraj, duke përshkallëzuar situatën në bulevard.
Si pasojë e përplasjes, janë prekur edhe qytetarë, gazetarë dhe përfaqësues të opozitës në terren. Deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se është ndjerë keq gjatë situatës dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Boçi ka akuzuar policinë për përdorim të tepruar force dhe ka pretenduar se veprimet e saj kanë qenë të drejtuara edhe ndaj deputetëve dhe mediave, ndërsa situata në terren është shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje verbale mes palëve.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me incidentin, ndërsa protesta është shpërndarë gradualisht pas ndërhyrjes së policisë./Versus.al
VIDEO/ Tensionet para kryeministrisë, Aulon Kalaja në gjendje jo të mirë, transportohet me ambulancë

Situata para kryeministrisë u tensionua edhe më shumë, kur ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në drejtim të protestuesve dhe eksponentëve demokratë.
Aulon Kalaja është parë i shtrirë në tokë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa u transportua me ambulancë e cila ndodhej në afërsi të podiumit./Versus.al
View this post on Instagram
VIDEO/ Tensione pas mbylljes së fjalës së Berishës, protestuesit hedhin molotov në drejtim të uniformave blu

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut demokrat Sali Berisha, nisi hedhja e molotovëve dhe fishekzjarreve drejt Kryeministrisë.
Por, ndryshe nga herët e tjera, policia ndërhyri menjëherë duke shoqëruar personat që po i hidhnin këto molotovë.
Gjithashtu, policët hodhën gaz lotsjellës mes turmës, ku nga pamjet dukej edhe Flamur Noka që pati probleme nga gazi lotsjellës.
View this post on Instagram
Berisha: PD alternativë e shkëlqyer, jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë protestës së opozitës në Tiranë se opozita ka dëshmuar se përfaqëson një alternativë të fortë për të ardhur në pushtet, përmes mobilizimit qytetar në protestat e fundit.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha e cilësoi lëvizjen opozitare si një “kryengritje paqësore”, duke theksuar se protesta të tilla nuk janë parë në 35 vitet e fundit në vend. Ai u shpreh se opozita përfaqëson, sipas tij, “shpresën e vetme” për të shpëtuar Shqipërinë nga qeverisja aktuale e kryeministrit Edi Rama.
Berisha solli në vëmendje edhe protestat e mëparshme, ku tha se mijëra qytetarë janë përballur me forcat e rendit për orë të tëra, duke përmendur përdorimin e ujit dhe mjeteve shpërndarëse ndaj protestuesve.
Një pjesë e fjalës së tij u ndal edhe te mungesa e pjesëmarrjes në protestat kundër rritjes së çmimit të naftës. Sipas tij, kjo nuk lidhet me mungesë pakënaqësie, por me frikën që, sipas Berishës, qytetarët kanë nga pushteti.
Ai theksoi se rritja e çmimeve dhe niveli i ulët i pagave mbeten shqetësime madhore për qytetarët, ndërsa opozita, sipas tij, do të vijojë protestat si mjet për të sjellë ndryshim politik në vend.
Berisha: Sot jemi mbledhur jo thjeshtësi opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 35 vitet te fundit. Sot mblidhemi o vetëm si një alternativë e shkëlqyer, sot mblidhemi në këtë protestë si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës i bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë. Këtë e provuar seriali i protestave gjigante që ka njohur Shqipëria. Kryengritja jonë më e fuqishme paqësore. Protestë e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë, u përballën në rrugët e shesheve e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, shkopinj e plumba gome për triumfuan. Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës, kur takës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë. Absolutisht cdo shqiptarë, pavarësisht nga bindet është prekur nga rritja e çmimit të naftës, a ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po ka dhe të mëdha shumë. Rrogat më të ulëta në rajonin tonë. Opozita e ka ngritur të mënyrë të pritur vitin e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju shkakun e asaj proteste, është frika të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dilnin në protestë për të mbrojtur interesat e tyre.Versus.al
‘Nuk jam pjesë e udhëheqjes së PD, por kam ardhur në protestë’ Bujar Leskaj : Jemi të mençur, e kuptojmë kush është Rama! Do e rrëzojmë
Protestues nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur këtë të premte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në pritje të mbërritjes së liderit të opozitës, Sali Berisha.
Mes qytetarëve të pranishëm ka qenë edhe deputeti Bujar Leskaj, i cili është bashkuar me mbështetës nga Vlora për të protestuar kundër qeverisë së Edi Rama dhe për të kërkuar largimin e saj nga pushteti.
I pyetur nga gazetarja e Euronews në lidhje me skenarin e protestës dhe nëse do të ndiqte të njëjtën rrjedhë si protestat e mëparshme, Leskaj u shpreh se nuk është pjesë e organizatorëve dhe nuk ka dijeni për detajet e organizimit.
Në deklaratën e tij, deputeti theksoi se qytetarët e Vlorës janë të vetëdijshëm për, sipas tij, abuzimet e kryera nga qeveria në këtë qark.
Ai shtoi se protestat mbeten një mjet demokratik për të kërkuar ndryshim.
“Në Vlorë njëherë Edi Rama ka bërë grabitjet e tij më të mëdha dhe qytetarët e Vlorës janë të mençur dhe e kuptojnë kush është Rama. Jemi të vendosur që ti përdorim të gjitha mjetet demokratike”, tha Leskaj, ndërkohë që theksojmë se në zgjedhjet e majit, Partia Socialiste arriti që të merrte në qarkun e Vlorës plot 9 mandate./Versus.al
Berisha del nga selia e PD-së, i bashkohet protestës

Kreu i PD Sali Berisha ka lënë ambientet e selisë së partisë dhe i është drejtuar bulevardit ku do të mbahet protesta e radhës e opozitës.
Berisha shoqërohet nga deputetë dhe eksponentë të tjerë të PD, mes edhe shumë protestuesve.
Pritet që kryedemokrati të mbajë fjalimin kryesor të protestës, ndërsa nuk dihen hapat e tjerë të vijimit të tubimit./Versus.al
Protestë e PD në orën 19:00, masa të rrepta sigurie para Kryeministrisë, Skënder Hita mbërrin te Kryeministria

Në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në godinë në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit.
Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, si dhe barriera metalike rreth Kryeministrisë. Po ashtu, në terren ndodhen një ambulancë dhe autobote uji, si pjesë e masave të sigurisë.
Në protestën e sotme pritet të ketë fjalime nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë, ndërsa podiumi do të vendoset përpara godinës së Kryeministrisë./Versus.al
'Shqipëria nuk hesht më', Berisha për protestën e sotme: Qytetarët ngrihen jo me dhunë, por me dinjitet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me protestën që pritet të mbahet sot në orën 19:00.
Në një postim në Facebook, Berisha thekson se qytetarët “ngrihen me dinjitet dhe jo me dhunë”, duke e cilësuar protestën si një reagim kundër korrupsionit dhe frikës.
“Sot në 19:00, qytetarët ngrihen. Jo me dhunë, por me dinjitet. Kundër korrupsionit, kundër frikës, kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre me 83 mandatet e grabitura. Shqipëria nuk hesht më”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
PD mban sot protestën e radhës, rikthehen fjalimet! Nga ora 15:00 bllokohen disa rrugë në Tiranë

Partia Demokratike mban sot protestën e radhës duke nisur nga ora 19:00. Këtë herë do të rikthehen fjalimeve pas dy protestave të cilat kanë qenë vetëm me marshime.
Berisha pritet që fillimisht të shkojë në selinë blu dhe më pas t’u bashkohet protestuesve përballë kryeministrisë ku edhe do të mbajë fjalim.
Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe duke nisur nga ora 15:00, rrugët rreth kryeministrisë do të jenë të bllokuara. Konkretisht aket në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
-Kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”,
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.” Versus.al

