Live Updates /

Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"! A do të vijojë Erion Veliaj të jetë drejtues i Tiranës? Kryeministri: Do ta shohim në vijim!

*Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ishulli i Sazanit mbetet pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, duke mohuar pretendimet e mediave italiane që raportuan se ishulli i ishte shitur Jared Kushner-it. *Rama bëri me dije se samiti i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri do të mbrohet me dronë të prodhimit shqiptar. *Rama nuk dha një përgjigje të qartë për “fatin” e kryeqytetit, pasi Erion Veliaj ndodhet i izoluar nën akuzë për disa vepra penale duke theksuar se do të konsultohet më tej për të marrë opinionet e nevojshme para se të japë një vendim konkret.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ishulli i Sazanit mbetet pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, duke mohuar pretendimet e mediave italiane që raportuan se ishulli i ishte shitur Jared Kushner-it. *Rama bëri me dije se samiti i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri do të mbrohet me dronë të prodhimit shqiptar. *Rama nuk dha një përgjigje të qartë për “fatin” e kryeqytetit, pasi Erion Veliaj ndodhet i izoluar nën akuzë për disa vepra penale duke theksuar se do të konsultohet më tej për të marrë opinionet e nevojshme para se të japë një vendim konkret.

4 Postime
1 DITE ME PARE

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë drejtues i Tiranës? Përgjigjet Edi Rama

Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"! A do
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Gazetari Blendi Fevziu pyeti kryeministrin Edi Rama mbi të ardhmen e Bashkisë së Tiranës, e cila aktualisht drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, pasi Erion Veliaj ndodhet i izoluar nën akuzë për disa vepra penale.

Rama nuk dha një përgjigje të qartë për “fatin” e kryeqytetit, duke theksuar se do të konsultohet më tej për të marrë opinionet e nevojshme para se të japë një vendim konkret.

Pjesë nga intervista:

-A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Nuk ke di. Këtë do ta shohim në vijim.

- Do të kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa gjykata të marrë një vendim?

Kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh, por nuk  e di.

 

1 DITE ME PARE

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Trump do të ruhet nga dronët e prodhuar në Shqipëri

Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"! A do

Kryeministri Edi Rama bëri me dije gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se samiti i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri do të mbrohet me dronë të prodhimit shqiptar.

Edi Rama: Po të them këtë gjë. Në samitin e NATO-s që është niveli më i lartë i sigurisë në botë do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar.

Blendi Fevziu: Ne?

Edi Rama: Ne.

Blendi Fevziu: Do ia lëmë Trump-it sigurinë në duart tona?

Edi Rama: Po.

Blendi Fevziu: Merrni më mirë amerikanë se do na fëlliqësh.

Edi Rama: Mbaje mend.

Blendi Fevziu: Do na bien dronët do lemë kokrrën e namit.

Edi Rama: Mos ki merak. Nuk bien dronët. Ata nuk do të nisen me fjalët tona, ata do t’i shohin dronët njëherë. Do prodhohen këtu.

Rama shtoi ndër të tjera se përveç dronëve, Shqipëria do të prodhojë edhe autobusë për fëmijë, makina ushtarake dhe uniforma.

 “Ne do prodhojmë makinat tona ushtarake dhe do t’i shesim botës makina ushtarake. Shteti shqiptar, Ministria e Mbrojtjes që dikur hidhte në erë njerëz sepse demontonte municione me fëmijë skllevër në një fabrikë vdekjeje dhe lejonte trafiqe, Ministria e Mbrojtjes do të jetë bashkëpronare e gjithë kësaj industrie dhe shteti shqiptar do fitojë para nga kjo industri. Ne do të prodhojmë të gjitha llojet e uniformave për të gjitha llojet e trupave. Më në fund do t’i prodhojmë pa tendera. Kompani vetëm me shtet-privat. Kompania jonë ka një emër të bukur, quhet Guna”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot më 4 shtator se nuk janë rastësi samitet europiane dhe ai i NATO-s që do të zhvillohet në vitin 2027 në vendin tonë.

“Magneti jonë është bërë i fortë në këtë periudhë. Patjetër që këtu pastaj hyjnë shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Po ashtu paralajmëroi se Shqipëria do të jetë vendi i parë që prokurimet do t’i bëjë me inteligjencë artificiale.

“Mbaje mend çfarë po të them se nuk jam duke bërë fushatë se i kemi fituar zgjedhjet. Do të jemi vendi i parë që do të kemi prokurimet me inteligjencë artificiale në 95% të procesit. Prokurim me inteligjencë artificiale. Ne te prokurimet jemi të parët në rajon për gjithë modernizimin që i kemi bërë procesit. Mandati i 4 fillon me në tjetër risi që ministritë dhe ministrat nuk bëjnë më asnjë tender. Zero. Nuk bëjnë më. Nuk bëjnë tendera. Ministritë do të përqendrohen vetëm në politikëbërje. Kemi ndërtuar një sistem të prokurimeve të përqendruara që po jep rezultat dhe kemi miliona euro kursime”, tha Rama.

1 DITE ME PARE

Rama sqaron për Sazanin: Ishulli është i shtetit, nuk është shitur dhe Shqipëria do të jetë partner në investim

Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"! A do
Edi Rama dhe Jared Kushner

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ishulli i Sazanit mbetet pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, duke mohuar pretendimet e mediave italiane që raportuan se ishulli i ishte shitur Jared Kushner-it.

Rama theksoi se nuk është shitur dhe as nuk do të shitet kurrë, ndërsa qeveria shqiptare do të jetë partner me grupin që do të investojë aty.

“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar ku ne do të jemi partnerë. Qeveria shqiptare do të jetë pjesë e partneritetit me kompaninë ose grupin investitor, ndërsa negociatat nuk janë përfunduar ende,” tha Rama për Blendi Fevziun.

I pyetur nëse marrëveshja për Sazanin do të kalojë në Kuvend, Rama u përgjigj: Padiskutim.

Ai shtoi se si Sazani dhe Zvërneci janë ende në projektim, duke theksuar se marrëveshja për ishullin e Sazanit nuk është përfunduar ende.

“Marrëveshja nuk është kryer akoma. Nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar për Sazanin. Zvërneci është histori private”, tha Rama.

Kryeministri mohoi që t’ia ketë dhënë “dritën jeshile” projektit pasi Donald Trump u zgjodh president.

Arsyeja pse u bë publike pasi Trump mori detyrën, sipas tij, është vetëm për shkak se nuk ishte plotësuar procesi. Rama theksoi se mediat ndërkombëtare e kanë keqinterpretuar duke e paraqitur si histori politike duke nënvizuar se kjo çështje “nuk ka lidhje fare me politikë”.

“Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama.

I pyetur nëse do e jepte projektin nëse fituese në zgjedhjet në SHBA do të dilte Kamala Harris, Rama u përgjigj:

“Unë e kam bërë këtë bisedë me palën tjetër kur jam pyetur. Këtu nuk mundet të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë, pasi këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Edhe kërkesa e tij dhe e grupit të tij dhe kërkesa jonë ka qenë simetrike. Çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se për disa muaj do të jetë gati projekti i plotë që do t’i paraqitet publikut. Sipas Ramës, po bëhet një punë e madhe për ta kthyer Sazanin në një destinacion ëndrre.

“Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”, tha Rama

1 DITE ME PARE

Parku i Edenit në Kryeministri, Rama: Është ambient dinjitoz për të pritur liderët e huaj

Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"! A do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investimin prej 3.6 milionë eurosh brenda ndërtesës së Kryeministrisë, duke e konsideruar atë jo thjesht luks, por një element me vlerë për përfaqësimin e Shqipërisë.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Rama tha se mjedisi i ri nuk ka vetëm funksion praktike, por edhe simbolike.

“Ka kushtuar shumë-shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha, këtu është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar”, deklaroi ai.

Rama theksoi se ambienti nuk shërben vetëm për pritjen e vizitorëve të huaj, por do të jetë i hapur edhe për punonjësit e Kryeministrisë dhe publikun gjatë eventeve të veçanta. Ai e përshkroi si një investim të papërfillshëm në krahasim me përfitimet që sjell për imazhin dhe vizionin e vendit.

“Përputhet gjithmonë e më shumë me shumë realitete në Shqipëri. Ka shumë realitete në Shqipëri që kanë ndryshuar. Natyrisht që të bëhet e gjitha kështu do dojë kohën e vet, por edhe njëherë, janë shpenzime të papërfillshme në krahasim me vlerën e shtuar që krijojnë dhe në krahasim me çfarë na sjellin më pas. Ndërtimi është investim shtetëror. Të mikpresësh këtu presidentin e Emirateve të Bashkuara, bashkë me ministrat kryesorë të Emirateve të Bashkuara dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë bëjnë ata çdo ditë me zhvillimin dhe të ndihesh mirë kur sheh që interesohen për mënyrën si është ndërtuar, për qasjen që ka, për të qenit një strukturë, e cila reflekton edhe simbolikën e kohës, që është përpjekja për të pasur më shumë natyrë, më shumë gjelbërim, më shumë atmosferë, harmoni me natyrën në mes të qytetit është diçka që të bën të ndihesh mirë për Shqipërinë. Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, tha Rama.

Projekti në fjalë është ideuar nga një studio austriake dhe si bazë ka drurin. Në vend që të vendoset një kopsht në tokë, krijohet një kopsht tre dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.

Tags:

edi rama

Poll