Live Updates /

“Ksamilin dhe Dhermiun i heqim nga duart e privatit”, Rama për turizmin: Pati ndotje nga shqiptarët, policitë bashkiake të reformohen

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një konferencë ku ishin të ftuar edhe kryebashkiakët e vendit për të bërë nëj analizë mbi sezonin veror që po lëmë pas. Ai tha se ka patur një rritje të turistëve nga vendet e mëdha si Gjermania, Japonia apo edhe India. *Por nuk la pa përmendur situatën e plazheve si Ksamili dhe Dhërmiu për të cilat tha se po shfrytëzohen nga persona të cilët kanë qëllim fitimin me çdo kusht pa menduar për çmimet jashtëzakonisht të larta dhe kushtet e këqija të akomodimit të pushuesve. Rama tha se këto plazhe do të merren nga duart e privatit, ndërsa u kërkoi bashkive që të kryejnë menaxhim më të mirë të tyre. *Më tej foli për ndotjen e mjediseve turistike duke shigjetuar emigrantët shqiptarë, të cilët sipas Ramës janë të njëjtët persona që bërtasin nëpër stadiume e thyejnë karriget. Në mbyllje të fjalës së tij kërkoi reformim të policive bashkiake dhe të inspektoriateve për mbrojtjen e territorit duke qenë se dështuan në ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një konferencë ku ishin të ftuar edhe kryebashkiakët e vendit për të bërë nëj analizë mbi sezonin veror që po lëmë pas. Ai tha se ka patur një rritje të turistëve nga vendet e mëdha si Gjermania, Japonia apo edhe India. *Por nuk la pa përmendur situatën e plazheve si Ksamili dhe Dhërmiu për të cilat tha se po shfrytëzohen nga persona të cilët kanë qëllim fitimin me çdo kusht pa menduar për çmimet jashtëzakonisht të larta dhe kushtet e këqija të akomodimit të pushuesve. Rama tha se këto plazhe do të merren nga duart e privatit, ndërsa u kërkoi bashkive që të kryejnë menaxhim më të mirë të tyre. *Më tej foli për ndotjen e mjediseve turistike duke shigjetuar emigrantët shqiptarë, të cilët sipas Ramës janë të njëjtët persona që bërtasin nëpër stadiume e thyejnë karriget. Në mbyllje të fjalës së tij kërkoi reformim të policive bashkiake dhe të inspektoriateve për mbrojtjen e territorit duke qenë se dështuan në ndalimin e ndërtimeve pa leje.

3 Postime
9 ORE ME PARE

Lejuan ndërtimet pa leje, Rama kërkon reformim të policive bashkiake dhe IMT: Vende qokash të tmerrshme

“Ksamilin dhe Dhermiun i heqim nga duart e privatit”, Rama për

Ndërtimet pa leje dhe zaptimi i hapësirave publike kanë qenë kryefjala e këtij sezoni veror. Menjëherë pas zgjedhjeve nisi aksioni për shembjen dhe sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Por ky aksion nxori në pah edhe mosfunksionimin e inspektorateve për mbrojtjen e territorit.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama kërkoi reformim të policive bashkiake dhe inspektoriateve për mbrojtjen e territorit duke i cilësuar “vende qokash të tmerrshme”.

“Patjetër që gjithë kjo histori ndërtimesh e zhvillimesh pa leje sjell nevojë për reformim të inspektoriateve të policive. Policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen. Duhet të kthehen në shërbime bashkiake me standarte dhe kritere që certifikohen nga akademia e sigurisë, apo nga universiteti. Sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme. Është e paimagjinueshme të vazhdojë kështu dhe nuk do të vazhdojë kështu”- deklaroi Rama. Versus.al

10 ORE ME PARE

Ndotja e mjediseve turistike, Rama: E bëjnë shqipet që thejnë karrige në stadium dhe ulërasin në ndeshjet me Serbinë

“Ksamilin dhe Dhermiun i heqim nga duart e privatit”, Rama për

Pasi e përmendi gjatë deklaratës së djeshme në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish sot çështjes së ndotjes së ambienteve turistike nga vetë emigrantët shqiptarë.

Ai tha se shqiptarët mblidhen për të bërë fotot në vendet me pamje panoramike dhe në të njëjtin vend hedhin mbeturinat. Sipas tij, personat që e bëjnë një gjë të tillë, janë të njëjtët që thejnë karrige në stadium dhe bërtasin në kore kur skuadra jonë kombëtare luan me Serbinë apo ekipe që konsiderohen si “armike”.

“Kemi shumë rezultate pozitive nga operacioni “Plazhe të pastra”. Por nuk mund të bëjë dot gjë edhe sikur gjithë ushtria popullore e dikurshme të vijë për të pastruar plazhet nëse paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra. Turistë shqipfolës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, shqipet që mblidhen për të shijuar bukuritë ndalojnë në pikat turistike panoramike, bëjnë “selfie” o sa e mirë je ti moj Shqipëria ime dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë edhe plehrat.

Dhe jam i bindur se ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karriget në stadium dhe synojnë të kthejnë në luftëra ndeshjet me Serbinë apo ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium dhe ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh”- deklaroi Rama duke u përpjekur që të bëjë thirrje për sensibilizim më të madh për të mbajtur pastër vendin.

Mes të tjerash teksa foli për zhurmat, tha se do të ketë reduktim të "Beach Bar"-eve dhe se do të ndalohet muzika. Versus.al

10 ORE ME PARE

“S’do jenë më pre e injorantëve”, Rama për plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut: Do ua heqim nga dora privatit

“Ksamilin dhe Dhermiun i heqim nga duart e privatit”, Rama për

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Shqipëria turistike 2030” ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiakët e vendit, ka folur për turizmin gjatë këtij sezoni veror. Duke i quajtur “plazhe të dhunuara”, Rama tha se do të ketë një aksion për t’ju hequr nga duart plazhet subjekteve që i shohin vetëm për përfitime të momentit.

Ai përmendi si raste plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut. Duke përmendur ndotjen e madhe akustike dhe mjedisore me hedhjen e ujërave të zeza në det, Rama tha se shteti do ta marrë plazhin nga dora e bizneseve private.

“Po e filloj me plazhet e dhunuara, kjo është fjalae duhur për plazhin e Ksamilit. Kjo është fjala e duhur për shumë plazhe të tjera. Ksamili është një nga plazhet më të bukura të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjell me turistët e vizitorët sikur të jenë skllevër që mund të hanë edhe shkopine cadrës në kokë. Apo të vendosin cmime të paimagjinueshme që vetëm lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar. Plazhet e dhunuara duhet t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka më parsye që plazhi publik i Ksamilit të jetë privat ku dendësia është e lidhur me stresin, cmimet marramendëse dhe shërbim mizerabël.

Nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera që cmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka treguar me shembuj konkretë sesi bashkia mund të menaxhojë një plazh me përmasa modeste.

Plazhe si plazhi i Durrësit, Velipojës apo Shëngjinit që janë plazhe të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë shumë më të frekuentuara, ka qenë në përputhje të cilësisë së shërbimit me kërkesën. Nuk mund të vendosësh cmime marramendëse për një shezlong vetëm se je në Ksamil dhe nuk ke asnjë kontribut në këtë pjesë, as për bukurinë e natyrës, as për pastërtinë e detit apo rërës. Kur vendos një çmim duhet të ofrosh cilësinë që lidhet me atë çmim. Për këtë është plotësisht e mundur të shkojmë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij viti tregoi se është plotësisht e mundshme”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll