Live Updates /

Smart City me 5 mijë kamera në 20 qytete, Rama: Rritet siguria! Ata që lëvizin për të bërë keq, do e kenë të vështirë

*Sot u firmos marrëveshja për zbatimin e projektit “Smart City” që përmban monitorimin me kamera inteligjente të shpërndara në zonat më të populluara të vendit. 5 mijë kamera do të vendosen në 20 qytete të vendit, si dhe 3 mijë kamera në uniformat e efektivëve të policisë. *Kryeministri Edi Rama tha se me këtë projekt, Shqipëria brenda 2 viteve të ardhshme do të jetë ndër vendet më të sigurta në botë. Duke renditur disa fusha të sigurisë publike ku mund të ketë ndikim, Rama përmendi edhe identifikimin në kohë reale të shoferëve që nuk paguajnë taksat e makinave. Ndërsa nënvizoi se përdorimi i këtij plani në shkolla, do të ndikojë jo vetëm në rritjen e sigurisë, por edhe në reduktimin e mungesave apo të rasteve të kopjeve në provime. *Për krimin e organizuar, Rama tha se me anë të këtij plani, do të bëhet e mundur që personazhet e cilësuar si të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim, do të mund të identifikohen nga kamerat lëvizëse kudo që të ndodhen dhe informacioni për ta do t’i shkojë policisë në kohë reale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot u firmos marrëveshja për zbatimin e projektit “Smart City” që përmban monitorimin me kamera inteligjente të shpërndara në zonat më të populluara të vendit. 5 mijë kamera do të vendosen në 20 qytete të vendit, si dhe 3 mijë kamera në uniformat e efektivëve të policisë. *Kryeministri Edi Rama tha se me këtë projekt, Shqipëria brenda 2 viteve të ardhshme do të jetë ndër vendet më të sigurta në botë. Duke renditur disa fusha të sigurisë publike ku mund të ketë ndikim, Rama përmendi edhe identifikimin në kohë reale të shoferëve që nuk paguajnë taksat e makinave. Ndërsa nënvizoi se përdorimi i këtij plani në shkolla, do të ndikojë jo vetëm në rritjen e sigurisë, por edhe në reduktimin e mungesave apo të rasteve të kopjeve në provime. *Për krimin e organizuar, Rama tha se me anë të këtij plani, do të bëhet e mundur që personazhet e cilësuar si të rrezikshëm dhe të shpallur në kërkim, do të mund të identifikohen nga kamerat lëvizëse kudo që të ndodhen dhe informacioni për ta do t’i shkojë policisë në kohë reale.

3 Postime
5 ORE ME PARE

“Për 2 vite bëhemi ndër vendet më të sigurta në botë”, Rama: Me ‘Smart City’, kriminelët nuk lëvizin lirshëm

Smart City me 5 mijë kamera në 20 qytete, Rama: Rritet siguria! Ata
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Teksa prezantoi disa prej risive që do të sjellë projekti “Smart City” në rritjen e sigurisë së përditshme të qytetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek përfitimet që do të sjellë për forcat e policisë në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave të krimit të organizuar.

Rama tha se kamerat inteligjente do të jenë në gjendje të identifikojnë personat e shpallur në kërkim dhe të japin sinjal për vendndodhjen e tyre në kohë reale. Ndërsa nënvizoi se personat që do të kenë qëllim të bëjnë keq, do ta kenë shumë të vështirë të lëvizin lirshëm nëpër rrugët e vendit. Sipas tij, brenda 2 vitesh Shqipëria do jetë ndër vendet më të sigurta në botë.

“Ky sy mbasi ju do t’I jepni të gjitha fytyrat e krimit, do t’i ndjekë vetë. është njësoj si t’ja japësh dikujt t’i thuash ky është personi më pas ai e njeh dhe kudo e sheh të thotë e ke në filan vend.

Është revolucion që vjen në tërësinë e transformimeve që po mund të bëjmë falë bekimit të teknologjisë. Mori disa kohë për të ardhur në këtë ditë të sotme, për shumë arsye të mosarsyes, por sot me firmosjen e marrëveshjes, fillon zbatimi. Është e sigurtë që në harkun e 2 viteve Shqipëria do jetë patjetër në nivelin e vendeve më të sigurta të botës.  Do jetë shumë e vështirë për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë për të bërë keq, në mos e pamundur”- u shpreh Rama. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

"Sy magjik", Rama për "Smart City"-n: Do rritet siguria në shkolla, s'do ketë shoferë që qarkullojnë pa paguar taksa

Smart City me 5 mijë kamera në 20 qytete, Rama: Rritet siguria! Ata

Kryeministri Edi Rama ka folur për planin “Smart City” që nis zbatimin së shpejti me 5 mijë kamera në 20 qytete. Ai tha se ky lloj projekti do të zgjidhë shumë problematika duke nisur që nga problemet më të thjeshta si identifikimi në kohë reale i shoferëve që nuk kanë paguar taksat, e deri tek problematikat më të mëdha.

“Është një sy që shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm për të sinjalizuar problemin. Në këtë mënyrë nuk ka nevojë të presim nga postblloqet e policisë të zbulojnë makinat e paregjistruara. Nuk ka nevojë të presim nga drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor të Shqipërisë të mbledhë taksat e papaguara të drejtuesve të automjeteve që në të kundërt mund të vazhdojnë të drejtojnë makinat pa u regjistruar dhe pa paguar taksat. Të gjiha këto informacione vijnë në kohë reale dhe policia ndërhyn për të zbatuar ligjin bazuar në këto informacione”- tha Rama.

Sipas tij, sistemi do të sjellë transparencë shumë më të madhe edhe në radhët e policisë së shtetit duke bërë që çdo debat që efektivi do ketë me qytetarin, do përcillet në sallën operative.

“Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera një punonjës policie që nuk përmbush standartet e komunikimit të një nxënësi të klasës së parë. Sepse në kohë reale kamera e trupit e një polici që është duke debatuar me një qytetar sjell debatin në sallën operative.  Bëhet e pamundur që kamerat të fiken e të ndizen sipas dëshirës sepse një kamera e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa shtoi se me këtë sistem edhe siguria në shkolla ndryshon pasi do të ketë monitorim gjatë gjithë kohës për sigurinë e nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

“Siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht. Shembulli i miqve nga Emiratet të cilët shumë bujarisht na e vunë në dispozicion këtë teknologji që është e natyrës strategjike. Është një shembull kuptimplotë që prej se ky sistem ka hyrë në shkolla jo vetëm që kanë rënë në mënyrë drastike krimet e çfarëdo natyre, por mendojeni pak, kanë rënë në mënyrë drastike edhe mungesat në shkolla. Jo vetëm kaq, por edhe kopjet në shkollë. Jo vetëm kjo, por edhe shfaqjet e kthimit të klasës në një kënd lodrash sepse i gjithë sistemi funksionon për mësuesin, prindin dhe për shkollën e ministrinë e Arsimit”- shtoi Rama. Versus.al

5 ORE ME PARE

"5 mijë kamera në 20 qytete", Koçiu njofton nisjen e planit "Smart City": Vendi i parë në rajon që e instalon

Smart City me 5 mijë kamera në 20 qytete, Rama: Rritet siguria! Ata

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu mori pjesë në konferencën ku u njoftua se do të nisë zbatimi i projektit “Smart City” me kamera të inteligjencës artificiale në 20 qytete të vendit.

Koçiu tha se do të vendosen 5 mijë kamera në qytetet kryesore dhe 3 mijë kamera në uniformat e policisë. Sipas saj, ky projekt do të rrisë sigurinë në shkolla e ambiente publike si dhe do të ndihmojë në gjurmueshmërinë dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

“Me nënshkrimin e sotëm Shqipëria bëhet pjesë e një elite vendesh që e kanë kthyer IA në shërbim të sigurisë publike. Nuk është rastësi që këto sisteme aplikohen në 4 kontinente dhe 19 shtete. Përfshirë 3 nga vendet më të sigurta si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreni dhe Jordania.  Shqipëria do bëhet vendi i parë në rajon që do ketë sistem të integruar të sigurisë dhe menaxhimit urban në 20 qytetet më të mëdha dhe arteriet kryesore. Smart City do të lidhë kamerat e sigurisë, patrullimin, trfikun, reagimin ndaj emergjencave duke vendosur theksin tek parandalimi dherritja e sigurisë për të gjithë. Me vënien në zbatim të këtij projekti përfitojnë përdoruesit e rrugës sepse të fortët që ecin me shpejtësi dhe ecin kuturu, identifikohen dhe penalizohen në moment. Përfiton qytetari sepse rritet reagimi, përfitojnë prindërit sepse rritet siguria në shkolla. Përfitojnë bizneset sepse rritet siguria e përgjithshme rreth tyre. po ashtu përfitojnë edhe shërbimet e emergjencës sepse menaxhimi i trafikut bëhet më efikas dhe i shpejtë. Smart City nuk është thjesht projekt transformues, por për Shqipërinë e së nesërmen. Do vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë. Janë sisteme që analizojnë e sinjalizojnë në mënyrë autonome. Po ashtu janë 3 mijë kamera të trupit që do instalohen në uniformat e efektivëve të policisë. Kjo do thotë më shumë transparencë dhe shërbim më i denjë. Po ashtu do instalohen kamera e radarë për matjen e zhurmave në arteriet kryesore të vendit’- deklaroi Koçiu. Versus.al

Poll