Live Updates /

SPAK arreston tre zyrtarët e ‘Rrugores’! U korruptuan për të shpëtuar gruan e personit nën hetim! Shefi i qarkullimit tentoi arratisjen

*Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar tre urdhër-arreste për zyrtarët e qarkullimit rrugor në Tiranë gjatë ditës së sotme. *Në pranga kanë rënë, shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka, oficeri i policisë gjyqësore Edison Tabaku dhe shefi i sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku. *Tre zyrtarët akuzohen si të përfshirë në një rast korrupsioni, pasi i premtuan një personi nën hetim zgjidhjen e një aksidenti ku ishte përfshirë bashkëshortja e tij. Kjo ndihmë ndaj tij do të bëhej në këmbim të një shume parash. *SPAK zbuloi rastin krejt rastësisht teksa përgjonte një person nën hetim për një çështje tjetër. Në momentin e arrestimit, shefi i qarkullimit rrugor, Arben Zeka tentoi të arratisej dhe u dëmtua tek gjunjët.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 JAVE ME PARE

Personi nën hetim i ofroi ryshfet që t’i shpëtonte gruan nga pasojat e aksidentit, si shefi i qarkullimit rrugor ra në rrjetën e SPAK

SPAK arreston tre zyrtarët e ‘Rrugores’! U korruptuan për
Foto: Roven Zeka, shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë

Përgjimi i një personi nën hetim ka sjellë arrestimin e Roven Zekës, shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se personi i cili po përgjohej ka komunikuar me zyrtarët e qarkullimit rrugor dhe më pas me Zekën për t’i kërkuar nder lidhur me një aksident që kishte bërë bashkëshortja e tij.

SPAK zbuloi se çështja e aksidentit do të mbyllej në favor të gruas së personit nën hetim, në këmbim të një shume parash. Personi që telefonoi tre zyrtarët, po përgjohej për një tjetër çështje nga ana e SPAK. Versus.al

2 JAVE ME PARE

Arrestimi i shefit të Qarkullimit Rrugor me urdhër të SPAK. Agjentët e BKH-së shkuan ta prangosin, si Roven Zeka tentoi të arratisej

SPAK arreston tre zyrtarët e ‘Rrugores’! U korruptuan për
Sokol Novaku dhe Roven Zeka

Dalin detaje të reja nga operacioni i arrestimit të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Sipas informacioneve për mediat, urdhër-arresti i lëshuar nga SPAK është ekzekutuar nga punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Burime pranë hetimit për Versus.al bëjnë me dije se Zeka ka kundërshtuar arrestimin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar në kohë nga agjentët e AMP-së.

Përveç tij, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, dhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Të tre zyrtarët e policisë janë nën hetim për korrupsion, pasi dyshohet se kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme nga një grua, në lidhje me një rast aksidenti. /Versus.al/

2 JAVE ME PARE

SPAK lëshon 3 urdhërarreste për krerët e Rrugores në Tiranë, mes tyre shefi i Qarkullimit

SPAK arreston tre zyrtarët e ‘Rrugores’! U korruptuan për
Fotomontazh: Sokol Novaku dhe Roven Zeka

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë Roven Zeka.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi një urdhërarrest për oficerin e Policisë Gjyqësore Edison Tabaku, së bashku me shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku.

SPAK arreston tre zyrtarët e ‘Rrugores’! U korruptuan për
Sokol Novaku

Sipas informacionve paraprake, drejtuesit bashkë me oficerin e Policisë Rrugore dyshohet se kanë marrë rryshfet për një aksident. Ndaj tyre rëndon akuza e Korrupsionit. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: