Çfarë do të gjeni në brendësi
* I riu 24-vjeçari Gerald Bitri, i plagosur rëndë në përplasjen me armë që ndodhi mesditën e së shtunës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. *Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës. *Policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes: Klevis Ndreca, 28 vjeç, dhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë. *Sipas njoftimit të policisë konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
Përplasjet me armë në Laç/ Zbardhet dëshmia e 28 vjeçarit: U ndjeva i kërcënuar! Detaje të reja nga ngjarja e rëndë
Hetimet për përplasjen me armë që tronditi qytetin e Laçit kanë zbuluar dinamika të reja që çuan në përshkallëzimin e ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, gjithçka ka nisur pas një konflikti banal mes dy makinave që aksidentalisht kishin prekur pasqyrat gjatë lëvizjes në rrugë.
Në njërën makinë ndodheshin Klevis Ndreca, 28 vjeç dhe Amarildo Ndoj, 26 vjeç, ndërsa në tjetrën udhëtonin Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismailaj, 26 vjeç dhe Gerald Bitri, 24 vjeç.
Pas një debati verbal që ka zgjatur rreth pesë minuta, të rinjtë kanë rënë dakord të ndalojnë pak më tutje për të “larë hesapet”. Por sapo kanë ndaluar mjetet dhe kanë zbritur, situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Klevis Ndreca ka qenë i pari që ka hapur zjarr, duke qëlluar drejt tre të rinjve në makinën tjetër, si pasojë e së cilës mbetën të plagosur Gerald Bitri (i cili ndërroi jetë në spital), Daniel Gjeloshi dhe Liridon Ismailaj. Nga plumbat është plagosur aksidentalisht edhe Amarildo Ndoj, shoku i Ndrecës, si dhe një shitëse ambulante 58-vjeçare që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje ka qëlluar edhe Daniel Gjeloshi, i cili është kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka plagosur asnjë. Arma e tij u gjet pak metra larg vendit të përplasjes dhe iu përket atij, konfirmojnë hetuesit.
Pas ngjarjes, Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici dhe ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë paraprake ai ka deklaruar se është ndjerë i kërcënuar dhe ka qëlluar nga frika, pasi sipas tij, ka menduar se personat në makinën tjetër ishin të armatosur dhe donin ta sulmonin.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë./Versus.al
Sherri me 5 të plagosur në Laç, ky është i riu Gerald Bitrit që humbi jetën!

I riu në foto është Gerald Bitri i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës , pasi u plagos rëndë pas përplasjes me armë që ndodhi mesditën e së shtunës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës. Së bashku me të, në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës edhe Amarildo Ndoj, 26 vjeç.
Policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes: Klevis Ndreca, 28 vjeç, dhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë./Versus.al
U plagos dje në Laç me armë zjarri pas një sherri, ndërron jetë te spitali i Traumës 24 vjeçari, Gerald Bitri
Ndërron jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Gerald Bitri, i plagosur rëndë në përplasjen me armë që ndodhi mesditën e së shtunës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës. Së bashku me të, në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës edhe Amarildo Ndoj, 26 vjeç.
Ndërkohë, tre persona të tjerë të plagosur në këtë ngjarje – Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe – ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Ata kanë marrë plagë në gjymtyrët e poshtme. 58-vjeçarja ndodhej pranë Kishës së Laçit duke shitur qirinj për besimtarët kur u përfshi në incident.
Policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes: Klevis Ndreca, 28 vjeç, dhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë.
Ata akuzohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas njoftimit të policisë konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit./Versus.al








