Çfarë do të gjeni në brendësi
Droga në Peqin, drejtori i pezulluar i burgjeve dorëzohet në polici! Zbardhet dëshmia
Çështja e operacionit policor “Kurtaj” ka hyrë në një fazë të re, pasi drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i shpallur më herët në kërkim, është dorëzuar në polici.
Në dëshminë e tij paraprake, Hasa ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të kanabisit në magazinën në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, duke deklaruar se prej muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë çfarë zhvillohej aty.
Operacioni “Kurtaj” u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin mbjellë rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe u sekuestruan llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, objekti rezulton në pronësi të Bilal Hasës, ndërsa përveç tij, në kërkim është shpallur edhe përgjegjësi i OSHEE-së për zonën e Peqinit, me inicialet E. M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka lidhje me furnizimin e paligjshëm me energji të objektit.
Burime policore bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit lidhet edhe me mundësinë që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike të jetë kryer nga vëllai i Hasës, që jeton në fshat.
Operacioni “Kurtaj” vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetimet po shtrihen për të dokumentuar të gjithë skemën e kultivimit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë veprimtari.Versus.al
U gjetën 3 mijë rrënjëve kanabis në shtëpinë e tij, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas shpalljes në kërkim të Bilal Hasës, drejtor i Burgut të Rrogozhinës, lidhur me zbulimin e mbi 3 mijë rrënjëve kanabis të kultivuara në banesën e tij.
Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se Hasën e ka pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve nga organet kompetente.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.
Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit./Versus.al
Policia informacion zyrtar për drogën e gjetur në shtëpinë e drejtorit të burgut, Bilal Hasa! Pamje nga magazina!
Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Kurtaj”, i cili synonte goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave në zonën e Peqinit.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan. Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, ku ishin kultivuar rreth 4 mijë bimë kanabis, së bashku me llamba, neonë dhe pajisje elektrike të tjera.
Pronari i ambientit, Bilal Hasa, drejtor i Burgut të Rrogozhinës, është shpallur në kërkim. Po ashtu, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në kërkim është shpallur edhe E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Policia njofton se hetimet vijojnë intensivisht për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ky operacion vjen në kuadër të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.
Pamje nga magazina ku u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis:
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Shpallet në kërkim pronari i ambientit.
Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e
Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar "Kurtaj", ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.
Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Versus.al
Zbulohet “shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, shpallet në kërkim Bilal Hasa
Një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars, ka çuar në zbulimin e një plantacioni me 4 mijë rrënjë kanabis brenda një shtëpie në zonën e Peqinit.
Raportohet se banesa i përket Bilal Hasa, drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, i cili aktualisht është shpallur në kërkim, pasi policia nuk e ka gjetur as në shtëpi dhe as në vendin e punës.
Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa policia po punon për të identifikuar mënyrën e kultivimit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë./Versus.al

