Live Updates /

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni nisi pasi pashë disa zona të Tiranës! S’ka kthim pas, do ketë monitorim me dron

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e radhës në rubrikën “Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale ku foli lidhur me aksionet e nisura për lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje. *Ai tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nisi si një domosdoshmëri pasi gjatë takimeve të tij në Tiranë në zona ku prej kohësh nuk kishte qenë, kishte parë sesi këto hapësira ishin zënë dhe qytetarët kishin vazhdimisht ankesa për këtë gjë. *Teksa theksoi se aksioni do të vijojë pa kthim pas, Rama deklaroi se qeveria ka ndërmarrë nismën që së shpejti të ketë dronë të cilët do të monitorojnë të gjithë territorin e vendit. *Mes pyetjeve të drejtuara ndaj tij ishte edhe ajo e aksionit të prokurorisë së Fierit për Bankers Petroleum, të cilin kryeministri e përgëzoi dhe tha se kjo kompani i ka shtetit shqiptar 240 milionë euro detyrime pasi ka humbur një gjyq në arbitrazh.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
5 ORE ME PARE

"S'ka kthim pas kundër zaptimit të territorit", Rama: Monitorim me dronë për ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni nisi pasi pashë disa zona

Duke qëndruar në vazhdën e aksioneve të nisura për lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe prishjen e ndalimeve pa leje, Rama tha gjatë komunikimit "Sy m'sy" në facebook, se së shpejti do të ketë edhe dronë që do të merren me monitorimin e territorit.

Ai tha se teksa ka nisur puna me monitorimin teknologjik të rrugëve, do të ketë edhe dronë që do të ndjekin çdo zhvillim në territor në mënyrë që edhe puna e inspektorëve të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë.

"Ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha kryeministri. Versus.al

5 ORE ME PARE

Mln euro evazion fiskal nga Bankers, Rama: I heq kapelen prokurorisë, t’i nxjerrë ujin e zi

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni nisi pasi pashë disa zona

Kreu i qeverisë Edi Rama, i pyetur nga njëri prej komentuesve për urdhër-arrestet e lëshuara për Bankers Petroleum në Fier tha se ky rast është pasojë e një koncesioni të dhënë nga qeveria e mëparshme.

Ndërsa përgëzoi prokurorinë e Fierit për hetimet, Rama përsëriti gjithashtu se Bankers Petroleum ka humbur gjyqin në arbitrazh me shtetin shqiptar dhe na detyrohet 240 milionë euro.

“Ne kemi fituar me Bankers në një arbitrazh, na detyrohen 240 milionë euro dhe shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapellen prokurorisë përkatëse që ka bërë këtë hetim për t’I nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka patur shumë problematika. Është akoma sot e kësaj dite kosto e një koncesioni të dhënë përpara se unë të merrja detyrën”- u shpreh Rama.

Bankers Petroleum sipas hetimeve të prokurorisë, ka kryer evazion fiskal prej miliona eurosh duke mos paguar detyrimet tatimore prej 20 vitesh me argumentin se dilte me humbje vazhdimisht. Versus.al

6 ORE ME PARE

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shqetësimi nisi nga Tirana me zona që nuk i kisha parë prej kohësh

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni nisi pasi pashë disa zona

Aksioni i nisur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në Tiranë fillimisht ku bëri thirrje për lirimin e hapësirave publike, ka shkaktuar shumë debate lidhur me momentin e zgjedhur për të bërë këtë aksion.

Rama tha se gjatë vizitave që kishte patur nëpër Tiranë kishte vënë re se shumë hapësira ishin të zaptuara dhe tha se kjo ishte një kërkesë e përsëritur nga banorët e kryeqytetit. Ai tha se pas fitores ka vënë re domosdoshmërinë për t’u rikthyer në bazë dhe për t’u takuar me qytetarët për problemet e tyre.

“Kam pasur një seri të gjatë takimesh nëpër Tiranë dhe praktikisht duhet të kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, nga njëra anë transformimet positive që ka pësuar Tirana në territore shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave të thjeshtë.. dhe negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësira publike. Gjë që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarë të Tiranës.

Kjo ishte baza e shqetësimit. Më pas, pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat rekord absolut, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund dhe të mos i kemi dëgjuar. Deputetët e PS kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme, në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit për t’u ritakuar me komunitetin”- u shpreh kryeministri mes të tjerash. Versus.al

Poll