Live Updates /

Zbulohet skenari i protestës së PD, vetëm marshim, pa fjalime! Kryepolici Hita merr masa!

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
5 ORE ME PARE

Zbulohet skenari i protestës së PD, demokratët pritet të marshojnë në bulevard pa mbajtur fjalime

Zbulohet skenari i protestës së PD, vetëm marshim, pa fjalime!

Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Organizatorët pritet të nisin menjëherë me marshim, duke shmangur formatin tradicional të fjalimeve në shesh.

Përpara godinës së Kryeministrisë mungon podiumi, çka lë të kuptohet se këtë herë protesta nuk do të përfshijë fjalime nga drejtuesit politikë, por do të fokusohet te lëvizja dhe marshimi i pjesëmarrësve./Versus.al

7 ORE ME PARE

Protesta e opozitës/ Hita merr masat: Vetëm në bulevard, përndryshe vepron ligji!

Zbulohet skenari i protestës së PD, vetëm marshim, pa fjalime!
Partia Demokratike ka thirrur sot në orën 19:00 protestën e radhës në kryeqytet, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar masa të shtuara sigurie dhe bllokime të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e “Urës së Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Gjithashtu, nga ora 15:00 e datës 08.05.2026 dhe deri në mbyllje të protestës, do të ketë kufizime në lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, deklaroi se protesta duhet të zhvillohet brenda perimetrit të përcaktuar dhe në mënyrë paqësore.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që protesta të organizohet dhe të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. Leja është kërkuar për bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe aty duhet të jetë e përqendruar. Në rast të veprimeve joligjore do të veprohet sipas ligjit dhe Kodit Penal,” u shpreh Hita.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin përfshirjen në situata që cenojnë rendin dhe sigurinë publike gjatë tubimit./Versus.al

Poll