SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe i cili akuzohet për veprat penale “deklarim i rremë fshehje e pasurisë”.
Tushe gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk e ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga Tushe.
SPAK sekuestroi apartamentin së bashku me 2 automjete tip 'benz' me vlerë rreth 46 mijë euro, po ashtu të padeklaruar nga ana e Tushes. Versus.al







