Merkaton e verës e ka përfshirë ethet, por këtë herë Milani ka hedhur një “grusht në tavolinë”: Ardon Jashari, mesfushori me origjinë shqiptare dhe pasaportë zvicerane, është tashmë kuqezi! Marrëveshja me Club Brugge është finalizuar për plot 39 milionë euro, përfshirë bonuset, një shumë që flet vetë për peshën e këtij transferimi.
Lajmin e konfirmon as kush tjetër përveç Fabrizio Romano, njeriu i zakonshëm i lajmeve ekskluzive, i cili e vulosi me "Here we go!" duke i vënë kapakun një sagë që zgjati prej muajsh.
????❤️???? BREAKING: AC Milan agree deal to sign Ardon Jashari from Club Brugge, here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2025
Brugge have just accepted final bid in paper for €39m package and authorized Ardon for medical
After long negotiations, deal done as Jashari only wanted to join Milan project since June. pic.twitter.com/eSBtk7sl5z
Që në qershor, Jashari kishte vendosur zemrën te Milani, madje burime pranë lojtarit flasin për “dashuri me shikim të parë” me projektin e ri të klubit italian. Ai ka refuzuar oferta të tjera nga Premier League dhe Bundesliga, vetëm për t'u veshur kuqezi.
Jashari, vetëm 23 vjeç, vlerësohej me 32 milionë euro nga Transfermarkt, por Milani nuk kurseu asnjë cent për ta siguruar për 39 milionë. Ky “shtesë” në çmim shihet si një shenjë e qartë e besimit total që klubi ka në potencialin e tij.
Sipas analizave të platformës DataMB, Ardon shihet si një zëvendësues ideal për Tijjani Reijnders, ndërsa trajneri i ri e sheh si gur të rëndësishëm në ndërtimin e mesfushës së re.
Sipas WhoScored, Jashari është një mesfushor modern, me profil të fortë fizik, saktësi të lartë në pasime dhe aftësi për të lexuar lojën – një “quarterback” i vërtetë në zemër të fushës. Te Club Brugge ai u kthye në lider të padiskutueshëm dhe tashmë pritet të shpërthejë në një tjetër nivel te Milan. Lojtari ka mbërritur në Milano dhe kontrollet mjekësore janë autorizuar. Burime pranë klubit pohojnë se prezantimi zyrtar do të bëhet në fundjavë, me gjithë ceremoninë dhe fanellën kuqezi me numrin (ende sekret) që po i ruhet si surprizë. Sepse Ardon Jashari është nga emrat më të ndjekur nga tifozët shqiptarë, dhe tani bëhet një ndër lojtarët më të shtrenjtë me origjinë shqiptare në historinë e Serie A. Kjo është një goditje prestigji jo vetëm për Milanin, por edhe për të gjithë ata që ndjekin me krenari talentet me rrënjë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Tifozët mezi presin debutimin. A do jetë ai lideri i ri i mesfushës? Koha do ta tregojë… por deri atëherë, Milani mund të buzëqeshë: ka bërë goditjen më të madhe të verës.







