MAGAZINË /

Babai i Selin e quajti “pervers”, rrjeti “shpërthen” kundër Mirit! Reagon edhe vajza e Dr. Florit

Shkruar nga Versus
Babai i Selin e quajti “pervers”, rrjeti
Kaltrina dhe Miri

Deklaratat e babait të banores së BBVA Selin Bollatit, kundër Mirit, kanë nxitur reagime të forta në rrjete sociale nga të afërm të këngëtarit, kësaj rradhe dhe nga vajza e të ndjerit Doktor Flori, Kaltrina.

Në një postim në rrjete sociale, Kaltrina shkruan se klipet e Mirit dhe të Selin të transmetuara janë të nxjerra jashtë konteksti. Kaltrina e përshkruan Mirin si një person xhentil në sjellje, i cili të gjendet pranë sidomos kur ke nevojë.

Ajo thekson se Miri është një djalë me parime dhe që nuk i kalon kufijtë e tij. Postimi mbyllet me një thirrje për të gjithë komentet negativ, për të icilat thotë se nuk denigrojnë aspak figurën e Mirit, por prekin drejtpërdrejt familjarët.

“Akuzat e ngritura bazohen vetëm në disa diss klipe të prera dhe të marra jashtë kontekstit të plotë. Si një e afërme dhe ndjekëse e rregullt e Big Brother, mendoj se shumë njerëz po harrojnë thelbin e këtij formati dhe mënyrën se si situatat brenda tij mund të perceptohen gabim nga jashtë.

Miri është ai person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Asnjëherë nuk është cenuar privatësia e askujt dhe nuk ka ndodhur kurrë që Miri të kalojë limite, sepse ai është një burrë me parime, me kufij të qartë dhe gjithmonë xhentil në sjelljen e tij.

Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por prekin drejtpërdrejt edhe familjen dhe njerëzit e tij më të afërt”, shkruan Kaltrina në rrjete sociale.

Babai i Selin e quajti “pervers”, rrjeti

Poll