MAGAZINË /

Skandal në ndeshjen miqësore: Sulmohet nga shoku i skuadrës, viktimë futbollisti grek

George Koutsias u sulmua nga bashkëlojtari i tij Kevin Behrens gjatë një ndeshjeje miqësore, në një incident që tronditi futbollin zviceran. Klubi i Luganos e dënoi ngjarjen dhe paralajmëroi masa disiplinore pas hetimit të brendshëm.

Shkruar nga Versus
Skandal në ndeshjen miqësore: Sulmohet nga shoku i skuadrës,
Pamje nga ndeshja ku ndodhi incidenti

Një incident i paprecedentë ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore mes Luganos dhe Viktoria Plzen, ku viktimë mbeti sulmuesi grek George Koutsias.

Futbollisti, i cili ka vetëm një muaj pjesë e skuadrës zvicerane, u sulmua pa asnjë arsye të dukshme nga bashkëlojtari i tij Kevin Behrens, duke shkaktuar tronditje te lojtarët dhe tifozët.

Ngjarja ndodhi në minutën e 71-të, në momentin kur Koutsias po futej në fushë si zëvendësues.

Behrens iu drejtua atij me agresivitet, e shtyu me forcë në tokë dhe i bërtiti, pa pasur ndonjë shkak paraprak. Pas incidentit, lojtari gjerman kërkoi vetë zëvendësim dhe u largua nga fusha, ndërsa klubi i Luganos njoftoi se do ta shqyrtojë çështjen dhe do të vlerësojë masa disiplinore për të dy futbollistët.

Poll