MAGAZINË /

Donaldi emocionon Borën për ditëlindje: Të dua shumë! Edhe 100 vjeç, partnere!

Përmes një “story” në Instagram, Donaldi ka ndarë një moment intim nga festa, ku Bora shfaqet duke buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, shoqëruar me një dedikim plot dashuri dhe humor.

Shkruar nga Versus
Donaldi emocionon Borën për ditëlindje: Të dua shumë!
Donald Veshaj/ Bora Zemani

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa një nga urimet që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë ai i partnerit të saj, Donald Veshaj.

Përmes një “story” në Instagram, Donaldi ka ndarë një moment intim nga festa, ku Bora shfaqet duke buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, shoqëruar me një dedikim plot dashuri dhe humor.

Ai i uron Borës edhe 100 vite jetë, realizimin e të gjitha ëndrrave dhe shpreh hapur ndjenjat e tij, duke theksuar se e do aq shumë sa duhet të shpikë një fjalë të re për ta thënë në këtë ditë të veçantë.

'Edhe 100 vjeç partnere! Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh. Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjysylajsy e shpirtit'

Donaldi emocionon Borën për ditëlindje: Të dua shumë!

Bora dhe Donaldi janë bashkë prej disa vitesh, bashkëjetojnë dhe ndajnë jetën familjare edhe me djalin e Borës, Arborin, duke u konsideruar një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

 

Poll