MAGAZINË /

Barron Trump nuk është një udhëtar në kohë por ka një arsye pse kjo ide është bërë virale

Shkruar nga Versus

Barron Trump nuk është një udhëtar në kohë por ka

Një roman për fëmijë i vitit 1893 nga autorja amerikane Ingersoll Lockwood ka rikthyer në vëmendje një teori konspirative që lidh Barron Trump me udhëtimin në kohë.

Libri “Baron Trump’s Marvelous Underground Journey” rrëfen historinë e një djali të pasur me emrin Baron Trump, që jeton në një kështjellë dhe nis një aventurë drejt Rusisë, i shoqëruar nga një personazh i quajtur Don.

Barron Trump nuk është një udhëtar në kohë por ka

Ngjashmëritë në emra dhe detaje kanë nxitur spekulime në rrjetet sociale, të cilat u rindezën pasi tema u përmend në podcastin e Lara Trump.

Megjithatë, Lara Trump i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pabaza dhe duke theksuar se Barron Trump është thjesht një i ri që ajo e ka parë të rritet ndër vite.

Teoria është ushqyer edhe nga një tjetër libër i Lockwood-it, “The Last President”, ku përshkruhet një figurë politike nga Nju Jorku që bëhet president mes trazirash, çka disa e krahasojnë me ngjarje moderne në SHBA.

Pavarësisht spekulimeve, ekspertët theksojnë se udhëtimi në kohë mbetet pjesë e fantashkencës. Edhe fizikani i njohur Stephen Hawking ka shprehur skepticizëm, duke theksuar se mungesa e “vizitorëve nga e ardhmja” është prova më e mirë që ai nuk është i mundur./Versus.al

Poll