
Ish-konkurrenti i spektaklit Ferma VIP, Klod Dedja, gjatë intervistës së tij për Living Day, u ndal tek debatet e forta që kanë shoqëruar së fundmi këtë format televiziv. Duke mos kursyer kritikat për poeten Mimoza Ahmeti, ai Dedja tha se nuk pajtohet me mënyrën se si publiku reagon dhe mbështet figura që, sipas tij, përfaqësojnë një qasje të tepruar dhe shpeshherë banale në ekran.
“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet. Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por…. Kjo është edhe një brez shumë agresiv, me gjithë respektin. Ka një lloj agresiviteti, se ata ishin brezi i fundit, ata e pësuan. Se jetuan shumë komunizmin, por kur ishin 20 vjeç, ata spiunonin njëri-tjetrin, futnin në burg njëri-tjetrin dhe dashuroheshin mbrapa ferrave”, u shpreh ai për Moza Ahmetin. Versus.al

