MAGAZINË /

Pas 20 vitesh, Arsenali rikthehet në finalen e Champiions, mposhti spanjollët e Atleticos

Shkruar nga Versus

Pas 20 vitesh, Arsenali rikthehet në finalen e Champiions, mposhti

Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit në “Emirates”. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Metropolitano”, londinezët fituan sonte ndeshjen e dytë 1-0 dhe e mbyllën gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm në favorin e tyre duke u rikthyer në një finale pas 20 vitesh mungesë.

Ndeshja nisi me dy ekipet që kërkonin hapësira, por ishin shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse. 

Ndeshja u vendos në fund të pjesës së parë, kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 44-t, duke shfrytëzuar rikthimin e topit pas pritjes së Oblak ndaj goditjes së Trossard.

Atletico e nisi fraksionin e dytë duke tentuar të rrisë presionin dhe kërkoi edhe penallti në minutën e 51-të, kur Giuliano Simeone ra në zonë, por gjyqtari Daniel Siebert i hodhi poshtë menjëherë protestat.

Arsenali pati edhe një rast të mirë në minutën e 66’, kur Viktor Gyökeres goditi pas një topi të ngritur, por tentativa e tij kaloi ngushtë mbi traversë. Tashmë Arsenali pret skuadrën rivale për finalen që do të dalë nga ndeshja mes Bayern dhe PSG. Versus.al

Poll