Meryl Streep , Anne Hathaway , Emily Blunt dhe Stanley Tucci janë gati të ripërsërisin rolet e tyre në vazhdimin e filmit “ The Devil Wears Prada ”.
Sipas Hollywood Reporter, vazhdimi shumë i pritur i filmit të vitit 2006 fillon xhirimet këtë javë në New York dhe Itali. Kenneth Branagh i është bashkuar kastit, duke luajtur rolin e bashkëshortit të Streep.
'Devil Wears Prada 2’ Starts Filming with Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt and Stanley Tucci https://t.co/56d6BZ0sdD
— The Hollywood Reporter (@THR) June 30, 2025
Filmi origjinal, bazuar në librin me të njëjtin emër, tregon historinë e Andie (Hathaway), një diplomuare në gazetari e cila gjen një punë si asistente e Miranda Priestly (Streep), zonjës së hekurt të revistës së modës Runway - një personazh i frymëzuar nga Anna Wintour.
Andie mëson sekretet e botës së modës falë koleges së saj (Bland). Filmi pati një sukses në mbarë botën, duke grumbulluar 326 milionë dollarë në arkë dhe duke i siguruar Streep një nominim për çmimin Oscar.
Vazhdimi, siç është raportuar më parë, e sheh Miranda Priestly të mbetet në krye të Runway, e cila tani është në rënie për shkak të presioneve të epokës dixhitale. Ish-asistentja e Blunt tani është bërë një drejtuese e lartë në një grup shumëkombësh markash luksoze që vazhdon të reklamojë në Runway, duke krijuar një dinamikë të re në marrëdhënien e tyre.
Stanley Tucci rikthehet gjithashtu si Nigel Kipling, drejtori artistik i revistës, ndërsa Kenneth Branagh merr rolin e bashkëshortit të Priestley-t.
View this post on Instagram







