MAGAZINË /

Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta Ozzy Osbourne – Këngëtari legjendar i heavy metal

Ky koncert u organizua si një lamtumirë, me pjesëmarrjen e disa prej grupeve të tij të preferuara, përfshirë Metallica dhe Guns N’ Roses, për “bow-in” e fundit të 76-vjeçarit.

Shkruar nga Versus

 

Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta Ozzy Osbourne –

Ylli i heavy metal-it, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë, vetëm disa javë pasi u ribashkua me anëtarët e grupit Black Sabbath dhe mbajti një koncert madhështor lamtumire për fansat.

Në një deklaratë, familja e tij tha:

Me një trishtim më të madh sesa mund të shprehin fjalët, ju njoftojmë se i dashuri ynë Ozzy Osbourne ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja dhe dashuria.”

Gjatë koncertit të fundit në Villa Park, më pak se tre javë më parë, Osbourne i tha publikut:

“S’e keni idenë si ndihem – ju falënderoj nga zemra.”

Ky koncert u organizua si një lamtumirë, me pjesëmarrjen e disa prej grupeve të tij të preferuara, përfshirë Metallica dhe Guns N’ Roses, për “bow-in” e fundit të 76-vjeçarit.

Ozzy Osbourne ishte një pionier i muzikës heavy metal me grupin Black Sabbath, përpara se të niste një karrierë të suksesshme solo. Ai njihej për këngë si:

Iron Man, Paranoid, War Pigs, Crazy Train dhe Changes, si me grupin, ashtu edhe si artist i pavarur.

Ai fitoi një tjetër lloj fame falë reality show-t të MTV-së “The Osbournes”, i cili pasqyronte jetën e tij kaotike në Los Angeles me bashkëshorten Sharon dhe dy fëmijët e tyre, Kelly dhe Jack.

Osbourne ishte i njohur edhe për historitë famëkeqe nga ditët e tij si yll rock-u – më e famshmja, kur kafshoi kokën e një lakuriqi gjatë një koncerti.

Kohët e fundit, ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe probleme të tjera shëndetësore, përfshirë komplikacione nga një rrëzim në vitin 2019.

Pasi u detyrua të anulonte disa turne, ai u shfaq papritur në skenë në Birmingham për të mbyllur Lojërat e Commonwealth-it në vitin 2022.

Koncerti në Villa Park u shpall më herët këtë vit nga Sharon, e cila tha se ai ishte i vendosur t’u jepte fansave një lamtumirë të denjë. /Versus.al

Poll