
Gjashtë tifozë nga Durrësi janë proceduar penalisht nga policia pasi mbrëmjen e djeshme dëmtuan stolat e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.
Nën hetim janë vënë E. N., G. S., S. K., F. M., B. G. dhe L. L. të cilët akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Të rinjtë dëmtuan disa stola në tribuat E4 dhe E5 pas humbjes së Teutës me rezultatin 0-1. Stolat e dëmtuar më pas i hodhën brenda fushës së futbollit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

